E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiona Mcllwham Duhet nje president konsensual

Diplomatja Ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar mesazh nga Berati Respektoni Kushtetuten

Ambasadorja e Britanise se Madhe e akredituar ne vendin tone Fiona Mcllwham nga qyteti muze i Beratit ku zhvilloi nje takim eshte shprehur rreth situates politikes ne Shqiperi ceshtjes se zgjidhjes se presidentit dhe ka dhene nje mesazh te qarte per klasen politike shqiptare. Ambasadorja britanike mberriti rreth ores 1000 te paradites se djeshme ne bashkine e ketij qyteti ku ne kuader te projektit Rritja e transparences dhe ulja e korrupsionit ne organet e qeverisjes vendore zhvilloi nje takim me kryetarin e bashkise Fadil Nasufi dhe drejtues te tjere te ketij institucioni. Ambasadorja Mcllwham me pas i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve per ceshtjen e zgjidhjes se presidentit ku eshte shprehur se nuk eshte ceshtje e komunitetit kombetar se cila do te jete dhe menyra se si do te zgjidhet presidenti ne Shqiperi pasi Kushtetuta juaj e percakton shume qarte qe presidenti eshte nje figure e unitetit kombetar. Dikush qe do te zgjidhet ne menyre konsensuale qe te kete mbeshtetjen e spektrit politik por dhe te publikut dhe qe te permbushe kete rol me sukses. Me pas ambasadorja ka dhene nje mesazh te qarte politik Mesazhi yne si dhe nepermjet projektit qe po organizojme eshte qe Shqiperia ka nje potencial te jashtezakonshem dhe ne e shikojme kete potencial i cili mund te realizohet dhe nepermjet anetaresimit ne BE por i takon Shqiperise dhe klases politike qe te arrije keto standarde dhe te permbushe keto standarde dhe te arrije keto objektiva. Ka pasur progres ne keto fusha duke pasur parasysh dhe progresin e deritanishem ne fushen e reformes elektorale ne reformen parlamentare dhe ne reformen ne drejtesi. Ne qofte se Shqiperia do vertet te arrije statusin e vendit kandidat atehere une do ta inkurajoja kasen politike qe te beje progres te dukshem drejt ketij objektivi. Ne si Mbreteri e Bashkuar jemi te gatshem ta mbeshtesim kete progres por i takon Shqiperise ta drejtoje kete progres pohoi ambasadorja britanike. Me pas ajo ka zhvilluar takime ne zyren e prefektit te qarkut Bujar Hoxhaj keshillit te qarkut Petrit Sinaj.

Nderkombetaret

Ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar eshte e pesta diplomate e rendesishme ne Tirane qe ka kerkuar zgjidhjen e nje presidenti qe te perfaqesoje nje vullnet me te gjere sesa ai i mazhorances ne qeverisje. Ka qene ambasadori i SHBA-se Aleksander Arvizu qe ne nje interviste per Shqip theksoi se zgjedhja e presidentit eshte proces i veshtire. Me pas ishte kreu i Prezences se OSBE-se Eugen Wollfarth i cili theksoi se Presidenti duhet te zgjidhet si Avokati i Popullit. Me pas ambasadori i BE-se Ettore Sequi theksoi se kreu i shtetit duhet te perfaqesoje unitetin e shqiptareve. Grupit te kolegeve te tij i jane bashkuar edhe ambasadori i Danimarkes vendit qe ka Presidencen e BE-se z. Karsten Jensen dhe ambasadorja e Gjermanise Carole Muller Holtkemper.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›