Vlorë, përkeqësohet shëndeti, lënë grevën 3 studentë
Gjendja e studentëve u përkeqësua gjatë natës, çka i ka detyruar të ndërpresin protestën e tyre më të rëndë. Prej tre ditësh, studentët janë futur në grevë urie për shkak të emërtimit të diplomave të tyre, të cilat studentët i kundërshtojnë.
Studentët e degës së Juridikut, kërkojnë që në diplomat e marra të vendoset titulli “Jurist”. Ndërkohë, sot është paralajmëruar se greva do të vijojë pa afat, ndërsa ngujimit i janë bashkuar edhe katër studentë të tjerë, duke e çuar në 11 numrin e studentëve në grevë brenda ambienteve të fakultetit. Protestës i janë bashkuar edhe studentët e degës së Letërsisë.