E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiorentina blen Dimitar Berbatov

Dimitar Berbatov do të luajë këtë sezon për Fiorentinën dhe të mërkurën ka udhëtuar për në Firence për të kaluar vizitat mjekësore e për të nënshkruar kontratën me klubin vjollcë.

Sulmuesi bullgar ka luajtur me Manchester United që nga viti 2008, kur u ble nga Tottenham për 30 milionë euro.

Mendohet se Berbatov do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me Fiorentinën me opsion për një vit të tretë.

31-vjeçari ka qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez me 20 gola në sezonin 2010-2011, por që nga ajo kohë nuk e ka mbajtur dot vendin në formacionin titullar. Me ardhjen e Van Persie tek “Djajtë”, bullgari vendosi të largohej.

Berbatov do të jetë bullgari i katërt në historinë e Serisë A pas Nikolay Iliev, Hristo Stoichkov dhe Valeri Bojinov.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›