Firence gjenden eshtrat e Mona Lizes
Përgjigja mund të vijë së shpejti nga gërmimet në ish kuvendin e Shën Orsolas në Firence, ku mendohet se mund të jetë varrosur bashkëshortja e tregtarit të mëndafshit Francesko di Xhokondo. Atje janë gjetur dy skelete, që mendohet të jenë femërorë dhe që i përkasin periudhës kur ka vdekur Monaliza, në vitin 1542. “Nëse gjithçka do të shkojë ashtu si duhet dhe do të konfirmohet se e kemi gjetur, atëherë nga ai skelet mund të rindërtohet fytyra, dha falë teknologjive shumë të sotisfikuara, do ë bëhet krahasimi me Xhokondën. Dhe ndoshta do të jepet për herë të parë pëtgjigja që tashmë nuk do u përkasë më historianëve të artit, por shkencës, dhe teknologjisë së lartë që nuk gabojnë. Ka qenë kjo deklarata e Silvano Vincenti, president i komitetit kombëtar për vlerësimin e pasurive kulturore dhe artistike si dhe drejtues i kërkimeve. Eshtrat janë gjetur në të njëjtin varr. Që nga muaji prill i këtij viti janë shtatë skeletet e zbuluara në ish kuvendin e murgeshave. Në muajin nëntor të gjitha eshtrat do të ekzaminohen nga grupi i ekspertëve.