SHBA bie niveli i papunesise pozitive per Obamen
Në Shtetet e Bashkuara, niveli i papunësisë ra papritur në 7,8 përqind në shtator, për herë të parë në 44 muaj që bie nën 8%. Në një raport të rëndësishëm qeveritar, një muaj para zgjedhjeve presidenciale, thuhet se tregu i punës shtoi 114 mijë vende të reja gjatë muajit të kaluar.
Niveli i papunësisë në gusht ishte 8. 1 % dhe disa ekonomistë parashikonin se do të ishte edhe më i lartë në shtator. Gjendja e ekonomisë amerikane, më e madhja në botë është në qendër të fushatës politike për zgjedhjet e 6 nëntorit. Që nga Lufta e Dytë Botërore, asnjë president amerikan nuk është rizgjedhur për një mandate të dytë me një nivel papunësie mbi 7.4 përqind. Duke folur ne fushate ne shtetin e virxhinia, presidenti obama tha “ sot une besoj se si komb po ecim serish para. Rënia e papunësisë do të thotë se ky vend ka ecur shumë përpara dhe nuk mund të kthehet pas”.
Ndërsa kandidati republikan për presidentin Mit Romney tha se niveli i papunësisë në 7.8% “ nuk është aq real sa duket”.
Sipas Romney, papunësia është 11 % dhe që nga fillimi i mandatit të Obamës janë humbur rreth 600 mijë vende pune.
Kjo ulje e papunësisë është një plus për presidentin Obama, performanca e të cilit la për të dëshiruar në debatin e parë presdiencial që u zhvillua të mërkurën në Denver.