Turqia i pergjigjet serish Sirise
Turqia i është përgjigjur sërish me goditje me artileri objektivave siriane në ditën e katërt, pasi predhat siriane goditën qytetin Alcakale në kufi me Sirinë, ku mbetën të vdekur 5 civilë.
Trupat turke i janë përgjigjur menjëherë këtij sulmi, duke goditur afër fshatit Guvecci në provincën Hatay, bën teë ditur agjencia turke e lajmeve Anadolu.
Është hera e parë që Turqia ndqrmerr operacione luftarake përgjatë kufirit me Sirinë. Mëngjesin e së shtunës, agjencia Anadolu thotë se raketa siriane janë hedhur në zonën kufitare, gjatë luftimeve intensive mes trupave qeveritare dhe kryengritësve në provicnen Idlib.
Ndërkohë nga luftimet e ditëve të fundit nuk janë raportur të plagosur turq.
Pas vrasjes se 2 grave dhe 3 femijeve në qytetin Akcakale në fillim të javes, parlamenti turk autorizoi trupat ushtarakte të nisin operacione kundër Sirisë.
KS i OKB tha se incidenti dëshmon për një impakt të rëndë të krizës siriane në paqen në rajon dhe stabilitetin.
Ndërkohë kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se lufta me Sirinë nuk është larg, megjithëse shteti turk nuk është i interesuar për luftë.
“Ne nuk jemi të interesuar për luftë, por, ne nuk jemi larg asaj”, ka thënë ai në një fjalim mbajtur në Stamboll. “Ata që përpiqen të testojnë vendosmërinë dhe kapacitetin e Turqisë bëjnë gabim fatal”, ka thënë Erdogan.