Vatikan pritet sot vendimi per Gabrielen
Gjykata e Vatikanit pritet të jape sot një vendim për ish ndihmësin e Papës Paolo Gabriele, i cili akuzohet për vjedhje të dokumentave konfidencialë të Papa Benediktit të 16.
Gabriele ka mohuar akuzat për vjedhje të rëndë, por pranon fotokopjimin e dokumentave dhe se ka tradhëtuar besimin e Atit të shenjtë.
Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon 4 vjet burg. Prokuroria dhe avokatët mbrojtës do të paraqesin sot argumentat e tyre përmbyllës dhe më pas do të ketë një shtyrje.
Vendimi pritet t’i japë fund një gjyqi që zgjati një javë e që nxorri në pah një anë të errët të sigurisë në nivelet më të larta të Vatikanit.