E Diel, 1 Nëntor 2026

France vritet nje person ne Strasburg

Një person është vrarë gjatë një operacioni antiterrorizëm në Strasburg. Viktima është qëlluar për vdekje gjatë blicit të policisë i cili duhet ta arrestonte. Sipas informacioneve paraprake, ai i ka qëlluar policisë të cilët reaguan dhe e qelluan për vdekje. Operacioni antiterrorist vijoi dhe në zona të tjera të Francës, në Nicë dhe në rajonin e Parisit.

Operacioni ishte i lidhur me një hetim në një incident në të cilin një pajisje e vogël shpërthyese është hedhur në një dyqan ushqimesh muajin e kaluar, pronar i të cilit ishte një hebre. Si pasojë tre policë mbetën të plagosur.

Incidenti në supermarket në periferi të Parisit më 19 shtator ka shkaktuar një reagim të fortë në mesin e komunitetit hebre çka pasoi dhe zemërimin e myslimanëve në të gjithë botën shkaktuar nga filmi anti islam.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›