E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firma AEY dhe 22-vjecari Efraim Diveroli

TIRANE - Skandali i shitjes se municioneve shqiptare ne Kabul, ka sjelle nje arrestim te bujshem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kontraktuesi i zyrtareve shqiptare, Efraim Diveroli dhe tre punonjes te kompanise se tij AEY, u arrestuan disa muaj me pare ne Miami te Florides. Por keta te fundit u liruan. Nderkohe qe Diveroli u lirua disa muaj me pas. Arrestimi i tyre eshte kryer vetem per ceshtjen shqiptare, ku Diveroli bleu nga Ministria jone e Mbrojtjes, miliona dollare municione kineze dhe i shiti ne Afganistan sikur te ishin hungareze, nepermjet nje sekseri te njohur nga te gjitha agjencite inteligjente te botes, si trafikant ilegal armesh. Diveroli, vetem 22 vjec, u vu nen akuzen e shitjes se paligjshme te armeve kineze per llogari te qeverise amerikane ne Afganistan. "Diveroli dhe tre punonjesit e tij, u prangosen per skandalin e shitjes se municioneve me vlere 300 milione dollare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›