E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastrimi i zones, cdo dite 55 efektiva ne terren

TIRANE - Jane disa kompani qe po merren me pastrimin e hapesires se kontaminuar ne Gerdec. Pervec xheniereve shqiptare, eshte dhe kompania "EOD SOLUTIONS", e drejtuar nga ushtarake britanike e cila ka filluar punen e saj qe ne 7 korrik te vitit te kaluar dhe eshte e perbere nga 37 ushtarake. Kjo njesi merret me grumbullimin, paketimin e predhave pa djegore, materialet skrap dhe kerkim ne thellesi. Grupi special i asgjesimit te eksploziveve dhe municioneve ka nje perberje prej 55 ushtarakesh dhe eshte e specializuar ne identifikimin e municioneve me djegore, djegoreve dhe asgjesimin e tyre qe kryhet ne Jub, Sukth e Durres nen kushte te forta sigurie. Kompanite punojne me intensitet te plote prane kraterit dhe gjate dy rratheve te sigurise, municionet qe nxirren depozitohen ne piken e perkohshme te grumbullimit vetem pak metra me tej.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›