E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Leket tona jane harruar"

Artan Cena

TIRANE - E vetme ne shtepi, pasi burri ishte ne pune, Resmija tregon per "Koha Jone", veshtiresite qe jane perplasur pas shperthimit te fabrikes se cmontimit te municioneve. Kane ndryshuar shtepine, pasi ajo e para e ndodhur ne afersi te zones se shperthimit, eshte shkaterruar. Gruaja neper kembet e se ciles vertitet dhe vajza e vogel, eshte duke mbaruar punet e mengjesit dhe me pas, te nise te beje gati dreken per familjaret e saj. Dhe pse ka ndertuar nje shtepi te re, serish ajo eshte e pakenaqur per demshperblimet e marra nga shteti. "Na thone qe do na i japin parate, por sic duket parate per ne kane mbaruar", tregon gruaja ne moshe mesatare. Pak me tutje, eshte vjehrra e saj e cila eshte duke punuar ne kopsht, qe sic thote, "per te mbjelle ndonje perime, per stinen qe po vjen". Pasi hyjme brenda, bashkebisedimi yne merr rruge.

Tani, nje vit pasi ndodhi tragjedia, si ndiheni?

E c'te themi. Shyqyr qe shpetuam pa probleme. Dhe pse morem disa plage, falenderojme zotin qe shpetuam pa probleme. Disa prej fqinjeve tone, humben dhe te afermit por ne shpetuam. Me keq kisha vajzen pasi, ishte e vogel dhe ishte tronditur shume. Por dhe kjo eshte mire tani.

Ku e keni pasur shtepine ne kohen kur ndodhi shperthimi i fabrikes?

E kemi pasur ne kodren perballe fabrikes. Ishte shtepi e vjeter por perseri ne ate kishim shtepi dhe jetonim. Kete ndertese qe e shihni sot e kemi ngritur me leket qe kemi marre nga demshperblimet e marra. Shteti na dha vetem 2.7 milione leke per shtepine qe u shemb.

Po leke te tjera per qirate dhe mobiliet keni marre?

Asnje gje. Une me burrin dhe dy femijet, per tre muaj e pare kemi jetuar ne Kavaleshence, Durres. Me pas dhe nga aty na nxoren. Vjehrri dhe vjehrra kane jetuar me qira, ne nje fshat ketu afer, por asnje leke nuk kemi marre per shpenzimet e bera. Shyqyr qe kishim token tone dhe kemi ngritur kete shtepi njekateshe.

Po tani punoni, apo keni marre ndihma te tjera?

Vetem burri punon ne Tirane. Ja, ku te gjeje pune. Mire qe punon ai se, disa muaj pasi ndodhi shperthimi nuk u kujtua me njeri per ne. Thone qe do te marrim leke, por sa here qe shkojme per t'i marre na thone qe s'ka. Leket tona nuk do na jepen me, kane mbaruar. Dhe mobiliet jane ato qe kemi nxjerre nga rrenojat e shtepise se vjeter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›