E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firma denoncon kontraktorin per mashtrim

Vlore- Prishja e kontrates me nje firme ndertimi te cilen duhet ta furnizonte me cakull dhe perfitimi i 1 milion lekeve ka cuar ne prokurori nje 46-vjecar nga Radhima e Vlores. Burime zyrtare thane se nisen procedimin penal ndaj Nuri Durmishi, per "mashtrim", pas denoncimit te bere nga firma "Spartaku" se i jane pervetesuar parate pa u kryer puna e percaktuar. Mesohet se Durmishi kishte lidhur kontrate per te furnizuar firmen me 20 mije m3 cakull, me qellim per ta perdorur per ndertimin e unazes se qytetit te Orikumit. Pasi lenda e pare nuk ka mberritur ne destinacion, firma ka vendosur te denoncoje te dyshuarin.

O.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›