E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, me koncept te ri strategjik per sigurine

NATO funksionon ne nje bote qe ka ndryshuar shume nga ajo e vitit 1949 kur Aleanca Atlantike u themelua. Cfare ka mbetur e pandryshuar ne strategjine e Aleances? Cfare ka ndryshuar per t´iu pergjigjur zhvillimeve ne bote, rrethanave dhe kushteve te reja? Per keto dhe te tjera pyetje, flet Michael Stopford, (Majkell Stopford), Zv.Ndihmes i Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, per strategjine e komunikimit

Rreth 50 vjet pas themelimit, si do t'i pershtatet Aleanca, realitetit te ri?

NATO, njelloj si atehere kur u themelua para 60 vitesh, mbeshtetet ne nje sere vlerash. Ajo eshte njeherazi nje organizate e sigurise dhe e vlerave te perbashketa: te demokracise, te lirise, te drejtave te njeriut, te ekonomise se tregut te lire, te stabilitetit dhe te sigurise. Kjo sot, eshte po kaq e vertete sa dhe 60 vjet me pare. Jane te qarta ndryshimet e medha qe kane ndodhur prej mbarimit te Luftes se Ftohte, periudhe gjate se ciles NATO ishte nje ombrelle e sigurise por nuk ishte operacionale. Qe nga mbarimi i Luftes se Ftohte, patem luftera ne Ballkan, te njeres apo tjetres natyre, ne fillim ne Bosnje dhe pastaj ne Kosove. NATO luajti nje rol te madh per t' i sjelle paqen dhe stabilitetin Ballkanit. Tani organizata perballon operacione te medha ne Afganistan, ku NATO perpiqet te parandaloje terrorizmin, te siguroje qeverisjen dhe te bashkepunoje me organizata te tjera per te sjelle stabilitet ne Afganistan. Nderkohe, qe NATO perparon, Aleanca ndeshet me sfida te reja, te shumanshme te ceshtjeve te sigurise, deri ne sigurine mjedisore per energjine dhe po kerkon te gjeje menyra se si t'i perballoje ato. Aktualisht po perballet edhe me nje raund te ri zgjerimi me Shqiperine dhe Kroacine, nje perspektive kjo anetaresimi qe konsiderohet nje ngjarje e lumtur per Aleancen. NATO eshte zgjeruar shume qe nga vitet e Luftes se Ftohte.

Cilat jane tani prioritetet e NATO-s, koncepti strategjik per te ngritur arkitekturen e sigurise globale?

NATO eshte perqendruar natyrisht, ne forcimin e Aleances per sigurine e perbashket, Aleance qe tani, me anetaresimet e reja, eshte shume me e madhe se me pare. Se shpejti edhe me Shqiperine dhe Kroacine apo me mundesi te tjera anetaresimi qe po vijne si p.sh. ish Republika Jugosllave e Maqedonise, duke shpresuar se ceshtja e emrit do te zgjidhet, apo partneriteti me Gjeorgjine dhe Ukrainen. Nese flasim per Ballkanin, partneriteti ka te beje me pjesemarrjen e vendeve te tij ne Partneritetin per Paqe, p.sh. Serbia apo me Keshillin NATO-Rusi. NATO e sheh arkitekturen e sigurise pertej Aleances Atlantike, ne gjetjen e partnereve dhe organizatave te tjera si Kombet e Bashkuara, OSBE, BE natyrisht, ne nje perqasje te qarte per sigurine e perbashket.

Kalojme te perspektiva e anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Cfare roli mund te luaje Shqiperia ne realizimin e prioriteteve te NATO-s?

NATO e mirepret perspektiven e anetaresimit te Shqiperise ne Aleancen Atlantike. Mendoj se eshte e drejte te vihet ne dukje roli pozitiv qe ka luajtur Shqiperia ne situatat e veshtira qe ka kaluar Ballkani Perendimor, ne dekadat e fundit.

Shqiperia ka kontribuuar edhe ne operacionet e NATO-s. Ne besojme se, nderkohe qe perballemi me te ardhmen e organizates ne baze te konceptit te ri strategjik, Shqiperia kontribuon me aktivitetet e saj, dhe, ne fakt, edhe me pervojen e saj si nje aktore e pergjegjshme, ne nje rajon te veshtire, e cila mund te na ndihmoje te perballojme dekadat e reja ne rajonin e Ballkanit dhe pertej tij.

Cfare pret NATO nga Shqiperia?

NATO eshte nje aleance e vlerave po kaq sa eshte edhe nje aleance ushtarake per sigurine e perbashket. Keto vlera jane zbatimi i ligjit, lirite demokratike, te drejtat e njeriut, stabiliteti siguria, ekonomia e tregut te lire. Ajo qe pritet nga nje vend qe i bashkohet NATO-s eshte t´u bashkohet ketyre vlerave, t´i perkrahe dhe t´i promovoje ato. NATO shpreson se anetaresimi i Shqiperise do te tregoje aderimin e saj te metejshem ne keto vlera te perbashketa dhe shume te rendesishme te demokracise.

Si i vlereson Aleanca ceshtjet e sigurise ne Ballkanin Perendimor, 10 vjet pas nderhyrjes ushtarake ne luften e Kosoves dhe nje vit pas shpalljes atje te pavaresise?

Ka shume ceshtje qe jane ende te pazgjidhura, qe duhen vendosur ne tavoline dhe te diskutohen ne frymen e partneritetit, te sigurise dhe interesave te perbashketa per paqe dhe stabilitet, te cilat NATO perpiqet te promovoje.

Cilat jane shtyllat kryesore ku NATO mbeshtetet per t'i zgjidhur ceshtjet e pazgjidhura te sigurise ne Ballkan?

Shtyllat kryesore jane angazhimet e perbashketa per te arritur synimet e aleances per siguri te perbashket, bazuar ne nenet e Statutit te NATO-s, sidomos ne nenin 5 te ketij Statuti per vendet brenda saj, por edhe duke arritur pertej Aleances, te vendet fqinje, vendet pjesemarrese ne Partneritetin per Paqe dhe aktivitete te tjera dialoguese. Nga njera ane NATO punon te konsolidoje lidhjet me vendet e saj anetare, nga ana tjeter te arrije tek partnere te rinj, duke shpresuar qe dyert e Aleances do te mbeten perhere te hapura, sic kane deklaruar vendet anetare drejtuese. Ne te njejten kohe NATO do te bashkepunoje per te realizuar qellimet e perbashketa te sigurise ne nje rajon, te konsideruar si fuci baruti, rajon qe ka perballuar vuajtje dhe gjakderdhje te medha ne dekadat e kaluara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›