E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalvar rraskapites ne Kadastren e Tiranes

TIRANE - Telashet nuk kane te sosur per qytetaret shqiptare dhe bizneset, ne perpjekje per te qene ne rregull me detyrimet ligjore. Ndersa kerkojne te jene ne rregull me dokumentacionin e nevojshem, duke paguar pa u ankuar cdo lloj takse apo detyrimi tjeter financiar, ata perballen pafundesisht me radhe dhe zvarritje te pajustifikueshme.

Ne Kadastren Urbane prane Keshillit te Qarkut, ku shef i saj eshte Tomorr Babameto, qytetaret ankohen per ecejake qe perbejne nje kalvar rraskapites.

Ne cdo ore te diteve te punes, mund te perballesh me qytetare te cilet me kot presin te zgjidhin problemet e tyre. Ata thone se telashet qe hasin jane nga me te ndryshmet. Radhe, vajtje-ardhje te perseritura dhe per me teper, edhe kur arrijne te marrin ndonje pergjigje shkresore, ne forme zyrtare, ato jane te paqarta dhe te parregullta. "Ne kemi derguar dokumentacionin tone ketu prane sektorit te Kadastres Urbane ne Keshillin e Qarkut te Tiranes dhe po kalojme dite te tera ne radhe dhe ecejake te pajustifikuara", - pohon nje qytetar qe me kot perpiqet te zgjidhe hallin e tij. "Pasi na zvarriten pa fund, tani na sjellin nje pergjigje e cila vetem bazen ligjore nuk e ka te shkruar", pohon ai.

Qytetare te tjere, thone se hasin dhe ne nje neglizhence te papranueshme, ne rendesine e perpilimit te akteve, qe prodhon sektori i Kadastres Urbane ne Qark.

Ketyre, u shtohet dhe mungesa e vazhdueshme e nivelit drejtues te sektorit qe jo vetem sjell zgjatjen dhe shpesh shkeljen e afateve te pergjigjeve te qytetareve por dhe justifikon neglizhencen e vartesve.

"Ne vijme ketu si taksapagues shqiptare ne institucionet qe presupozohet te na sherbejne, por sic mund te dalloni, si shefat, si nepunesit e tjere, i gjen neper baret dhe restorantet perreth Keshillit te Qarkut, ne cdo ore pune, pa e vrare mendjen se ne presim duke lene punet tona per shume here", - ankohet nje tjeter qytetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›