E Diel, 1 Nëntor 2026

"Balerina", gjykata le ne burg tre te pandehurit

Tre te pandehurit, e akuzuar per trafikimin e nje 21-vjecarje ne drejtim te Greqise kane mohuar dje akuzen para gjykates. I pandehuri Xhemal Zenuni mesohet te kete sqaruar para gjykates se 21-vjecaren M.Ll, e ka kusheriren e tij dhe nuk ka pasur asnjehere ndermend qe ta trafikonte. Edhe dy te pandehurit e tjere Mehdi Xhihani dhe Altin Brahimi kane mohuar dje akuzuat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Nepermjet avokateve te tyre mbrojtes ata kane kerkuar lirimin e tyre. Prokurori i ceshtjes ka kerkuar dje lenien ne burg, te te pandehurve pasi per ta kishte prova bindese, kryesisht pergjimet telefonike te kryera. Gjykata pasi ka degjuar te dyja palet ka vendosur te caktoje masen e sigurise "arrest me burg" per tre te pandehurit. Nga hetimet ka rezultuar se 21-vjecarja, nene e dy femijeve, ish-emigrante ne Greqi, do te trafikohej nga tre te pandehurit per t'u shfrytezuar me pas si prostitute. Te pandehurit rane ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Balerina". Nga hetimet ka rezultuar se te pandehurit i kishin premtuar 21-vjecares, nje vend pune si balerine ne lokalet e nates ne Athine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›