E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Burgjet mbeten me probleme"

Kushtet ne burgje si dhe ne paraburgime vazhdojne te mbeten problem shqetesues. Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjate periudhes tetor-dhjetor 2008, ka kryer vezhgime ne 10 institucione. Pra monitorimet jane kryer ne institucionet e paraburgimit "Jordan Misja" ne Tirane, "Mine Peza" ne Tirane, Berat, Durres, Vlore, si edhe institucionet e ekzekutimit te vendimeve me burgim "Shen Koll" Lezhe, Vaqarr, Fushe-Kruje, Kruje, "Ali Demi" ne Tirane dhe Spitali i Burgjeve ne Tirane. Problemi i pare i konstatuar nga monitorimi tre- mujor, ishte mbipopullimi i burgjeve, i cili ishte nje problem edhe me madhor ne sektorin e paraburgimit "Jordan Misja", Tirane dhe ne sektorin e te denuarve ne institucionin e ekzekutimit te vendimeve me burgim "Ali Demi", Tirane. Problemi i radhes kishte te bente me gjendjen jo te mire te pajisjeve, te perdorimit vetjak te personave te privuar nga liria si: dysheke, jasteke ose pajisje te tjera te cilat per arsye te amortizimit dhe te keqperdorimit ishin ne gjendje jo te mire. "Shumica e personave te privuar i siguronin teshat personale, nepermjet familjareve te tyre. Ne momentin e vezhgimit, ne Durres mungonin totalisht dhe te paraburgosurit flinin ne dysheme", sqaron KSHH-ja. Pervec kesaj, ne paraburgime eshte konstatuar edhe nje problem qe kishte te bente me higjienen e ambienteve te brendshme, ishte nje tjeter problem i konstatuar ne disa prej institucioneve te vezhguara, e shkaktuar nga mungesa e ujit te rrjedhshem dhe e energjise elektrike. Ne disa prej institucioneve nuk funksiononin dushet e perbashketa. Te paraburgosurit dhe te denuarit, laheshin ne kushte jo te pershtatshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›