E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firma e E. Rames si himzaja e Ngjel Korraqes

22-11-2010 / Nga Kostaq Xoxa

Nje mik i familjes nga Fieri qeshte para se te qeshnim ne te familjes duke na treguar ate ngjarjen e Vangjel Korraqes Ngjel Korraqes ne gjykaten e Fierit ne vitin 1938. Ky ishte bere pishman qe kishte vene nje firme ne nje kontrate tregtare nga e cila kuptoi se kontraktimi ishte ne dem te tij ekonomik. Dhe e hedh ne gjyq kontraktuesin. Kur kryetari i gjyqit i kujtoi se kontrata ishte bere edhe me pelqimin e tij pra me firmen e te dy kontraktuesve Ngjeli e mohoi firmen e vet. Pyetjes se gjyqtarit nese kishte firmosur Ngjeli iu pergjigj - Nje cik himzagrave kam vene une. Donte te thoshte se kishte firmosur pa bindje. Dhe kishte ngulmuar - Nje gisht firme kam vene ndash ne kuptimin se kishte firmosur me siglen dhe jo me firmen e plote
Dhe kishte ngulmuar kaq shume sa gjyqtari e humbi durimin dhe tha - Mire e kuptova. Dhe vendimi u dha aty per aty. Ngjel Korraqja e kishte humbur davane
Ky episod gjyqesor u be humori i dites tek qytetaret e Fierit tek njerezit qe pinin kafene te nesermen kafehaneve sidomos ne aneijetaret qe vinin baste sesi do te ishte koha te nesermen kur nuk kishte buletin meteorologjik - E ve doren mbi ungjill Se mos e ben si puna e firmes se Ngjel Korraqes
E tille eshte ajo firma qe ka vene E. Rama ne ate qe u dekretua si Kodi Zgjedhor. Z. Ilir Meta qe e di shume mire sesi u nenshkrua projekti i Kodit Zgjedhor per tu zyrtarizuar deshmon se nismetar i ketij projekti ka qene bash Edi Rama. Fill pas 28 qershorit te zgjedhjeve te 2009-s Edi deklaroi triumfalisht se keto zgjedhje ishin nga me te pakontestueshmet te zhvilluara ndonjehere pergjate tranzicionit. 20 mije komisionere socialiste te zgjedhur kokerr me kokerr nga ai vete me firme e me vule ishin pergjues te devotshem ne krye te detyres perpara kamerave automatike regjistruese. Emrit te tyre nuk vonoi tu vihej toptan njolla e te korruptuarve packa se sishte ne gjendje te percaktonte as nje emer te vetem sa per ilustrim Qysh atehere fjala korrupsion u be lajtmotiv por jo per ata qe ishin permendur me emer e me llagap ne kohen e tetevjecarit te korruptuar nga kreu te fundi sipas thenieve te vete E.Rames perpara te ashtuquajturve ironikisht si kongresmene. Teprimet u shtuan na dolen edhe komplotiste si ata qe u akuzuan per vrasjen e te ndjerit Kostaq Trebicka e qe pastaj doli si blof nga ekspertiza dhe nga gjykata Keshtu na dolen te korruptuara edhe zgjedhjet e 28 qershorit te 2009-s. E qe keto te mos ishin te korruptuara u dashka mohuar firma e E.Rames Pune e madhe se ai kishte firmuar ate dokument qe u shnderrua nga pikepamja juridike ne akt ligjor
E gjitha kjo na coi ne nje katrahure. Pasi shkeli nenin 28 te statusit te Partise se tij Edvini shkeli paturpesisht edhe firmen e tij ne Kodin Zgjedhor duke vene ne kor shebeket e tij mediatike. Predikuan sa u lodhen. Vecse nuk kuptonin se shkeljet e ligjeve nuk mund te beheshin objekt konsensusi. Perndryshe te gjitha firmat e marreveshjeve te kesaj natyre do te shnderroheshin si firma e Ngjel Korraqes Shteti ne teresine e tij a mund te quhej keshtu shtet ligjor sipas ketyre kritereve qe do te imponoheshin nga vulgu i rruges nga populizmi i rrogtareve te trefishuar ne numer te bashkive te komanduara nga Rama Madje edhe keta te rekrutuar te rremujave filluan ta ngrene pjacen dhe te mos hipnin autobuseve gratis pa nje shume te majme nendore qe duhej mbajtur e fshehte. Por si u kishte plasur cipa e ballit Fiqri Xibri filloi te shperndante honoraret diten per diell gjersa u regjistruan nga kamerat amatore dhe mbushen gazetat
Tani ligjshmeria u dashka dhunuar sipas filozofise pseudo-liberale te Spartak Ngjeles qe bucet ne emer te ligjit per bastardimet e ligjit dhe per marrjen neper kembe te tyre. Duket se S. Ngjela e ka hallin te marrja e pushtetit ne tavoline jo te interpretimi i ligjeve per te cilat nuk ka haber fare Sepse njohurite e tij ligjore jane ne episode per tu bere i bujshem jo me argumentime legale por me episode anekdotike te disa ngjarjeve me autoritet personash nderkombetare ne rrethana qe u perngjiten tonave si dy metalet qe synohet te ngjiten me peshtyme jo me fise oksigjenike apo me elektroda.
Te ishte per Ramen dhe per Ngjelat apo per Nardet keta nuk do te deshironin as NATO as liberalizim vizash as kandidim te statusit per Bashkimin Europian. Sa per vizat ne festen qe u shpall se ishin te mirepritur edhe socialistet me flamujt e tyre asnje flamur i tille nuk u duk ne festen gezimplote dhe te hareshme te popullit tone. Ishte nje mrekulli festive me shfaqje artistike shumengjyreshe dhe me nje skene mbreselenese ku duart perpjete nga kreu i pjesemarresve gjer ne pafundesi shprehnin entuziazmin e tyre per kete ngjarje qe do te mbetet ne histori. Te pranishmit ne kete gezim te perbashket nuk moren lejen e Precit dhe te te hidheruarve te tjere qe te gezonin me mase pa triumfalizem Ata u shfaqen te lumtur ne menyre te vetvetishme per kete ngjarje qe do te hapte kufijte ne thyerjen e mureve virtuale qe kishte vene baba Enveri i atyre qe u bene pike e vrer meqe ky popull i dha fund njehere e pergjithmone bunkerizimit enverist.
Po keshtu ndash dhe aq me teper - kjo skote qe u permend ne fund nuk do te deshironte marrjen e statusit te kandidatit per aderimin ne BE. Sepse si pjesetare te Bashkimit Europian nuk do tu ecte me idiolatria per shemtimet e diktatures dhe per kreun e saj do te mungonin festa si ato te Pezes me 16 shtator e ne raste te tjera do te dilnin si te pamundura dhe si vjetersira artikujt e Nexhmijes te Ramizit dhe te mbartesve te nostalgjise per diktaturen dhe per diktatorin ashtu si ne Europe ku nuk u gjendet nami e nishani shkrimeve per lavdine e Hitlerit e te Musolinit. Vetem vendi yne ka rene ne kete kurth te mendesise qe na ka mbajtur zvarre gjer tani.
Prandaj nuk u gjet konsensusi per gjykaten administrative qe u sherben te dyja paleve. Kjo marreveshje mund te behej me kusht qe te hapen kutite Hane shan hane Bagdad Kushtezimi i ekstremistit Rama ka kuptimin e marreveshjeve ultimative qe nuk jane vecse ujdi si ato ... te pengmarresve
Na humben miliona e miliona euro. Dhe pastaj bejne llogari sa euro do te bjerren nga zevendesimi i piramides se Enverit me nje kompleks te tere te Parlamentit te Gjykates dhe te Institucioneve te tjera

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›