Firmat Piramidale, Berisha: Me eksperiencën që kam nuk do i lejoja
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka folur për 20 vitet e demokracisë në vend, ndërsa ka komentuar edhe periudhën e firmave piramidale. Ai u shpreh se me eksperiencën që ka tani, nuk do t’I kishte lejuar kurrë.
“Me eksperiencën që kam tani mendoj se piramidat nuk do ishin lejuar kurrë. Ndjej keqardhjen më të madhe por edhe atëherë kam marrë një vendim ndër më të vështirët. Ai ishte ky: një borxh që nuk është marrë nuk mund të njihet. Ne u kishim deklaruar shqiptarëve se bankat kishin interesat më të larta. Megjithatë qytetarët kishin të drejtë të zemëroheshin me Sali Berishën dhe qeverinë pasi duhet të mbroheshin. Kam patur dy brejtje dhe pikëpyetje të mëdha për veten time. Së pari na u shfaqën se nuk kishim ligjet, kishim vakum ligjor, nuk kishim ligj për supervizimin e tregut financiar jo bankar etj. E dyta vendimi që një borxh që nuk është marrë nuk mund të njihet”.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi më tej se ardhja në pushtet e Partisë Demokratike në vitin 1992 ishte një pikë kthese për Shqipërinë. “Nuk mund të them se ishim grup i përgatitur për qeverisje pasi vinim nga bota akademike e nuk kishim eksperiencë qeverisëse. Një nga fatet e mëdha të Shqipërisë ishte pikërisht se ne nuk ishim aparatçik të mëparshëm”, tha ai.
Duke ju rikthyer periudhës kur ishte president, Berisha tha se ata që kishin punuar në administratë në kohën e diktaturës në njohuri kishte riprodhim të atyre njohurive.
“Administrata shqiptare në menaxhim dhe ekonomi ishte dështim total. Kur erdha unë në pushtet Ramiz Alia kishte dekretuar 80% e punëtorëve merrnin rrogën pa dalë në punë. Në Bankën e Shtetit si rezervë valutore ishin 4 milion dollarë. Dyqanet ishin tërësisht bosh dhe për fatin më të keq pllakosi një zgjebë masive se nuk kishte sapun”, u shpreh Berisha.
(ma.ar/BalkanWeb)