E Shtunë, 31 Tetor 2026

Syzet, gjithçka që nuk dinit për to

TIRANE- Mund të themi me bindje se syzet janë kthyer së fundmi në një aksesor shumë të rëndësishëm, madje për disenjatorët ato meritojnë një vend krah këpucëve dhe çantave. Prandaj edhe tendencat e tyre ndryshojnë. Zbuloni gjithçka që nuk dini për syzet dhe zgjidhni ato që bëjnë për ju.

Gurë
Syzet janë kthyer tashmë në një aksesor të domosdoshëm. Ato mund të dekorohen edhe me gurë, për t’i shtuar më shumë hijeshi pamjes suaj. Raffaella di Montalban, dhe Versace këshillojnë të mbani syze të tilla gjatë këtij sezoni.

Ekologji
Syzet nuk mund t’i shpëtojnë tendencës së modës, por së fundmi ato mund tÄi gjejmë edhe në versionin ekologjik. Dizenjatorë si Stella McCartney Persol Capri Edition sjellin për ne syze me materiale të rinovueshme.

Ngjyra
Tashmë besoj që e keni kuptuar se ngjyrat e pranverës kanë prekur edhe syzet. Koleksionet e Givenchy propozojnë ngjyra të forta për skeletet e syzeve.

Forma
Syzet e këtij sezoni propozohen të jenë në forma të ndryshme. Ajo që bie në sy si tendencë e re është forma shumëkëndëshe që Miu Miu e Pollini propozojnë për syzet.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Syzet, gjithçka që nuk dinit për to

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›