Firmat e ndërtimit, 100 milionë lekë gjobë nëse punojnë në ndërtimet pa leje
Firmat e ndërtimit që venë makineritë në funksion të ndërtimeve pa leje do të dënohen me gjobë deri në 100 milionë lekë e deri në sekuestrim të mjeteve. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillimit të Ministrave pas ndryshimeve për kontrollin
dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit. Sipas vendimit në rastet e konstatimit të mosrespektimit të përcaktimeve të parashikuara në nenin 75, vlera e dënimit me gjobë përllogaritet në masën 5 për qind të vlerës së ndërtimit të kryer. Në përfundim të afatit 5 - ditor, nëse Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut nuk shprehet, atëherë dokumentacioni tekniko ligjor, i paraqitur nga subjekti, konsiderohet si i pranuar i plotë nga inspektorati i sipërpërmendur..
Gjobat për bizneset
Qeveria shqiptare vendosi dje të bëjë disa ndryshime në ligjin për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, duke ashpërsuar rregullat në këtë sektor.Kështu sipas vendimit të sotëm të qeverisë, Këshilli i Ministrave i propozon Kuvendit të miratojë ndryshime në ligjin aktual të cilat parashikojnë se Kur mbikëqyrësi i punimeve konstaton raste të ndryshimit të projektit, është i detyruar të njoftojë menjëherë Inspektoratin Ndërtimor e Urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut. Drafti për ndryshime në ligj, parashikon se Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut, brenda 5 ditëve nga data e depozitimit të dosjes, duhet të pajisë subjektin me vërtetim për plotësimin ose jo të dokumentacionit tekniko-ligjor të paraqitur. Në përfundim të afatit 5 - ditor, nëse Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut nuk shprehet, atëherë dokumentacioni teknikoligjor, i paraqitur nga subjekti, konsiderohet si i pranuar i plotë nga inspektorati i sipërpërmendur. Sipas vendimit të qeverisë, ligji i ndryshuar parashikon që Për moszbatimin e detyrimeve, të përcaktuara në nenin 7, të këtij ligji, përveç dënimit me gjobë, brenda 10 ditëve nga çasti i konstatimit të shkeljes, Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut u paraqet organeve përkatëse kërkesën për heqjen e licencës të mbikëqyrësit të punimeve. Në draft është parashikuar që shpenzimet e prishjes së objektit dhe të kthimit të truallit në gjendjen e mëparshme, realizohen në bazë të vendimit për zhdëmtim të dhënë nga inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut.
Gjoba
Sipas vendimit të qeverisë gjobat do të jenë në masën e 100 milionë lekë, për vënien në dispozicion të mjeteve dhe makinerive vetëlëvizëse, transportierë të çdo tipi, makineri të çdo tipi për përgatitjen e betonit, makineri të çdo tipi për pompimin e llaçit e betonit, si dhe makineritë e çdo tipi që përdoren në procesin e gërmimit. Sipas vendimit në masën 100 lekë/m2, për vënien në dispozicion të skelave, në varësi të sipërfaqes së mbulimit dhe në masën 5 mijë lekë, për vënien në dispozicion të veglave të punës. Më pas vjen sekuestrimi i mjeteve dhe të makinerive për një afat deri në 6 muaj.
Mungesa i transparencës për punimet, 1 milionë lekë gjobë
Firmat e ndërtimit që nuk japin informacion në lidhje me ecurinë e punimeve, zbatimin e projektit dhe përdorimin e fondeve do të ndëshkohen me gjobë deri në 1 milion lekë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave Inspektoriati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, gjatë ushtrimit të kësaj detyre, për të provuar kundërligjshmërinë e ndërtimit, sipas rastit, kërkon dokumentacion të plotë nga zyra e urbanistikës pranë komunës/bashkisë/qarkut. Zyra e urbanistikës pranë komunës/bashkisë/qarkut, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, i paraqet INUK-së, dokumentacionin e plotë ligjor që vërteton kundërligjshmërinë e ndërtimit. Nëse zyra e urbanistikës pranë komunës/bashkisë/qarkut nuk kthen përgjigje brenda afatit 15-ditor, INUK-së kryen inspektim në kantier, objekt inspektimi, për të verifikuar ligjshmërinë e ndërtimit. Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka përgjegjësinë të bëjë kallëzim penal për veprën penale të konstatuar dhe të paraqesë kërkesë për heqje licence, nëse punimet kryhen nga subjekte të pajisura me leje dhe licencë. Sipas vendimit mosrespektimi i afatit për dhënien e informacionit dhe pengimi në përmbushjen e detyrave, në masën 100 000 lekë. Ndërsa mosparaqitja e kërkesës për heqje licence të mbikëqyrësit të punimeve, pranë organeve kompetente, në masën 50 000 lekë..
Shkeljet e rregullave
1. Subjekti që disponon mjete apo makineri që përdoren në fushën e ndërtimit është i detyruar të mos ofrojë shërbimin e tij, për persona fizikë apo juridikë të cilët nuk janë të pajisur me leje ndërtimi. Për këtë qëllim, subjekti që disponon mjete apo makineri që përdoren në fushën e ndërtimit, kërkon paraprakisht, nga ndërtuesi, paraqitjen e lejes së ndërtimit
2. Shkelja e detyrimit të parashikuar në pikën 1, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet sipas nenit 81, të këtij ligji
Gjobat për kompanitë
1. Në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për vënien në dispozicion të mjeteve dhe makinerive vetëlëvizëse (transportierë të çdo tipi, makineri të çdo tipi për përgatitjen e betonit, makineri të çdo tipi për pompimin e llaçit e betonit, si dhe makineritë e çdo tipi që përdoren në procesin e gërmimit)
2. Në masën 100 (njëqind) lekë/m2, për vënien në dispozicion të skelave, në varësi të sipërfaqes së mbulimit
3. Në masën 5 000 (pesë mijë) lekë, për vënien në dispozicion të veglave të punës.
4. Vendos sekuestrimin e mjeteve dhe të makinerive për një afat deri në 6 (gjashtë) muaj
Përgjegjësitë e firmës ndërtuese
Konsiderohet shkelje kur në kantierin, objekt inspektimi, nuk ka filluar apo nuk është në proces një inspektim nga inspektorati vendor, si dhe kur vërtetohet një nga rrethanat.
1. Ushtrimi i përgjegjësive kërkohet nga vetë inspektorati ndërtimor urbanistik vendor i komunës/bashkisë ose nga kryetari i komunës apo bashkisë përkatëse, për shkak të pamundësisë financiare për ushtrimin e kësaj përgjegjësie nga inspektorati vendor
2. Inspektorati ndërtimor urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut nuk e ka inspektuar këtë territor më parë ose nuk është shprehur me vendim për këtë ndërtim, në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara në këtë ligj
Ornela Manjani