Kiza ekonomike detyron qeverinë ti kthehet asistencës së FMN
Ministria e Financave ka pranuar asistencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kriza ekonomike e pasqyruar në shkurtimet më të fundit të buxhet ka detyruar qeverinë të rilidhë kontaktet me FMN. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i ka kujtuar
qeverisë se një tjetër mënyrë për të ulur koston e borxhit është që të marrë më pak para nga tregu i brendshëm për të lehtësuar rënien e interesave. FMN, edhe pse është shprehur e kënaqur me ecurinë e ekonomisë shqiptare në gjashtë muajt e parë të vitit pohon se vendi ynë ka sërish ka nevojë për ndihmë. Në lidhje me praninë e FMN në Shqipëri, pas një faze ngrirje të marrëdhënieve, ministri i Financave ka shpjeguar se Fondi Monetar Ndërkombëtar është në vendin tonë për të ndihmuar Shqipërinë. Sigurisht përforcimi pozitiv në këtë periudhe e bën edhe më obligues le të themi nga ana morale Fondin Monetar i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilitetin financiar të vendit për një periudhë shumë të gjatë dhe kanë shprehur disponimin e tyre për të qenë prezentë për të ndihmuar Shqipërinë. Ne jemi duke bashkëpunuar me Fondin, dhe ju e shikoni që ka qenë vetëm dy herë gjatë këtij viti, dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Fondin për të përfituar maksimalisht në interes të ekonomisë së vendit. Nuk ka tabu për këtë, deklaroi Bode.
Rishikimi i buxhetit
FMN ka vlerësuar dje vendimin e qeverisë për shkurtime në buxhet për pjesën e mbetur të vitit 2010. Rishikimi i buxhetit është për tu vlerësuar. Është një hap në drejtimin e duhur për uljen e deficitit dhe të borxhit publik, tha zyrtari i FMN, gjatë një konference për media me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Sipas FMN, rritja ekonomike e parashikuar për Shqipërinë në vitin 2010, ishte 2.8 për qind por tani kjo rritje është 2.6 për qind. Ndërkohë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, tha se ritmi i realizimit të ardhurave publike dhe nevoja për të ruajtur qëndrueshmërinë fiskale dhe besimin e publikut bënë të mundur marrjen e masave qe garantojnë kontrollin e defiçitit buxhetor dhe borxhit publik. Pak ditë më parë qeveria miratoi projektligjin për ndryshime në buxhetin e shtetit për pjesën e mbetur të vitit 2010, ku parashikohen shkurtime fondesh në masën 25 për qind. Ne jemi këtu për të ndihmuar. Kemi qenë në të shkuarën dhe vazhdojmë të jemi edhe tani. Në të kaluarën e kemi bërë këtë nëpërmjet programeve të huadhënies, tashmë në këtë pikë e bëjmë këtë më shumë nëpërmjet këshillave teknike. Sigurisht Shqipëria mund të mbështet tek ne se jemi të gatshëm edhe për më shumë. Kështu që nëse do të ketë nevoje edhe për mbështetje financiare apo për siguri, në rast se Shqipëria do të dojë ne jemi të gatshëm, u shpreh shefi i misionit për Shqipërinë, Gerwin Bell.
Ndërsa Bode shprehu mendimin se Shqipëria nuk është më në kushtet kur duhet të rrisë taksat për të stabilizuar treguesit makro-ekonomik dhe financat publike. Një presion më i ulët i sektorit publik në tregjet e brendshme monetare krijon kushte me të përshtatshme të kreditimit të ekonomisë të sektorit privat, nëpërmjet uljes së primeve të rrezikut dhe kontrollit dhe normave afatgjata të interesit. Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme ti mbështesë më tej zhvillimet me hapa të tjerë të politikës fiskale, të cilat do të synojnë përcjelljen në ekonomi të një stimuli të kujdesshëm monetar, u shpreh Fullani.
FMN
Përfaqësuesi i FMN, Gerwin Bell vlerëson pozitivisht pr/ligjin për rishikimin e buxhetit 2010 por paralajmëron të mos nënvlerësohen rreziqet e jashtme pasi vazhdon të ketë rreziqe të larta në sistemin financiar. Rishikimi i buxhetit është për tu vlerësuar. Është një hap në drejtimin e duhur për uljen e deficitit dhe të borxhit publik- deklaroi Gerwin Bell, i cili prej gati një javësh ndodhet në Tiranë për të monitoruar pr/ligjin për rishikimin e buxhetit dhe situatën makroekonomike në vend. Sot paradite Zoti Bell ishte para gazetarëve së bashku me ministrin e Financave Ridvan Bode dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Duke iu referuar raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi Ekonominë Botërore, që ky institucion me seli në Washington, publikoi në prill të 2010 në faqen zyrtare online, Bell tha se rritja ekonomike për vitin 2010 ishte parashikuar 2.8 %, dhe parashikimi i tanishëm është 2. 6 %- tha Bell. Por, duke dashur të saktësojë Bell tha se "përqindja është në varësi të statistikave, të cilat janë në progres se sipër... megjithatë kjo jo rritje do të jetë midis 2- 3 %- nënvizoi përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Bell: Kujdes rreziqet
Bell tha se Shqipëria shmangu rënien ekonomike falë një menaxhimi të suksesshëm rënien ekonomike përballë një situate të vështirë dhe presioneve që kanë ardhur nga mjedisi i ardhshëm gjatë viteve të fundit. "Shqipëria ka qenë e suksesshme në menaxhimin e një situate të vështirë dhe presioneve që kanë ardhur nga mjedisi i ardhshëm gjatë viteve të fundit. Nuk është çështje fati, por për shkak të politikave të suksesshme të kujdesshme fiskale monetare dhe makroekonomike,- nënvizoi Bell duke shtuar se- Buxheti kishte hapësirën e duhur fiskale, për të implementuar një buxhet fiskal gjatë krizës. Sistemi bankar ishte i shëndetshëm dhe mund të përballonte goditjet negative në këtë situatë. Pritshmëritë për inflacionin mbeten të mira. Këto politika kanë qenë arsyeja pse Shqipëria shmangu rënien ekonomike Më tej, Bell vlerësoi se në tre mujorin e parë të 2010, GDP ka qenë më mirë se çfarë kishte parashikuar FMN sidoqoftë institucioni monitorues i Washingtonit paralajmëron të mos nënvlerësohen rreziqet e jashtme: Në situatën aktuale ajo politikë, e cila ndihmon për të zbutur goditjet është zvogëluar shumë, ndërkohë që situata në botë nuk është në formën e vet më të shkëlqyer. Ka rritje të rreziqeve të qarta nga jashtë dhe nuk duhen nënvlerësuar. Vazhdon të ketë rreziqe të larta në sistemin financiar
Fullani: Vëmendje me ekuilibrat makroekonomike
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se me FMN e ministrinë e Financave ishte ndarë opinioni i përbashkët për të qenë të kujdesshëm në ruajtjen e ekuilibrave makroekonomikë. Në këtë kuadër Fullani shtoi se BSH ishte e angazhuar për të marrë veprime korrekte. "Që situata e ardhshme të jetë pozitive kërkojnë vëmendje për të shmangur problemet që mund të godasin ekonominë- tërhoqi vëmendjen Fullani. Sipas tij BSH është e gatshme të shohë mundësinë e një stimuli tjetër monetar në funksion të kreditimit të ekonomisë në Shqipëri. Shëndeti financiar i ekonomisë është përmirësuar, besimi në sistemin bankar është rikuperuar dhe primet e rrezikut në të kanë ardhur në rënie. Këto tendenca të përgjithshme pritet të vijojnë edhe në periudhën e ardhshme deklaroi Fullani. Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë mësohet se zhvillimet ekonomike gjatë gjysmës së parë të vitit kanë shtruar për diskutim edhe nevojën e rishikimit të politikave dhe të projeksioneve fiskale për pjesën e mbetur të vitit. Sipas tij, ritmi i realizimit i të ardhurave publike dhe nevoja për ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale e të besimit të publikut në të, bënë të domosdoshme marrjen e masave, të cilat garantojnë kontrollin e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik. Banka e Shqipërisë, si një institucion i cili ka kërkuar në vazhdimësi marrjen e këtyre masave, i konsideron masat fiskale të parashikuara në buxhetin e rishikuar si një hap i duhur në këtë drejtim. Administrimi me realizëm i situatës fiskale dhe adoptimi i një filozofie kujdesi në zbatimin e buxhetit për vitin 2010 janë hapa të nevojshëm për garantimin e qëndrueshmërisë afatgjatë fiskale dhe për forcimin e ekuilibrave makroekonomikë, deklaroi Fullani.
Bode: Do vazhdojmë bashkëpunimin me FMN, nuk rrisim taksat
Ministri i Financave Ridvan Bode tha se me misionin e FMN-së ka pasur dhe bashkëpunimi do të vazhdojë. Ai akuzoi opozitën se shesh çdo gjë me dyshim. Opozita e nxitur nga