Firmoset kontrata për ndërtimin e HEC-it të Ashtës
Lajmi është bërë publik sot në Tiranë nga drejtuesit e kompanisë "Verbund", dhe ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i cili theksoi se se projekti i Ashtës është ndër më të fuqishmit që po ndërtohet në Shqipëri, ndërsa investimi është jo vetëm më i rëndësishmi, por edhe më i madhi.
“Projekti merr rëndësi dhe për faktin se një pjesë e madhe e këtij investimi, rreth 40-50 milionë euro do të mbeten në Shqipëri për kontraktorët lokalë, punëtorët, veç faktit se rreth 300 milionë kwh do të hidhen në rrjet, ç'ka do të thotë reduktim të importeve po në këtë vlerë"”, theksoi Prifti. Duke u ndalur tek ecuria e konçensioneve të tjera në vend, ministri i ETE-s, Prifti tha se "nga 50 koncensione të dhëna vitet e fundit, 34 prej tyre janë në proces pune dhe po kontribuojnë pozitivisht në rritjen ekonomike të vendit si edhe në eliminimin e varësisë nga importi të energjisë".
Anëtari i Bordit dhe përgjegjës për projektin i "Verbund"-it, Kristian Kern çmoi faktin se dinamika e Shqipërisë është mbresëlënëse dhe se po vendosen standarde të reja në lidhje me kohën dhe ritmin e bashkëpunimit me investitorët. “HEC-i i Ashtës, hidrocentrali më i madh në botë ku do të përdoret teknologjia HYDROMATRIX, pritet të siguroje furnizimin me energji për sistemin energjetik shqiptar si dhe t'i japë shtysë pozitive rajonit dhe vendit", tha Kern.
Sipas tij, nëpërmjet investimit 200 milionë euro, HEC- i i Ashtës pritet të prodhojë 242 milionë kwh/vit energji elektrike duke siguruar furnizimin e më shumë se 100 mijë familje shqiptare, si dhe do të punësojë 300 punëtorë shqiptarë. Kern tha gjithashtu se shpronësimet do të kryhen me çmimet e tregut evropian. Për ndërtimin e këtij hidrocentrali, jepet një shumë prej 200 milionë euro ku pritet të punësohen mbi 300 punëtorë shqiptarë.
Projekti i HEC-it të Ashtës në lumin Drin, që përmbyllë kaskadën e Drinit parashikon ndarje në dy pjesë: fillimisht energjia do të gjenerohet në hidrocentralin Ashta I, ku 45 turbina të tipit Matrix do të furnizohen me deri 530 m3/s ujë. Kjo risi teknologjike vë në përdorim disa turbina të vogla, që do të mundësojnë shfrytëzimin e prurjeve të pakta, dhe do të rrisin efiçensën e prodhimit të energjisë.
Por parashikohet që energjia të prodhohet për së dyti në hidrocentralin Ashta II, pas një kanali që gjendet më poshtë, 5 km pranë fshatit të vogël të Ashtës, pjesë e komunës së Bushatit. HEC-i i Ashtës do të prodhojë energji nga burime të rinovueshme, ç'ka eviton emetimin e CO2, një ndihmë kjo e bashkimit të përpjekjeve të OKB për reduktimin e emetimit të gazeve serrë
Për 15 vitet e ardhshme energjia e prodhuar në HEC-in e Ashtës do të blihet tërësisht nga KESH-i. Më pas kontrata mund të zgjatet, ose energjia e prodhuar do të shitet lirisht në treg. "Verbund" është kompania kryesuese e prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike në Austri.