Barroso premton solidarizimin e BE-së ndaj Greqisë
Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso shprehu sot gatishmërinë e partnerëve të Greqisë në BE për të qenë solidarë me të përballë krizës buxhetore.
"Sigurisht që mendojmë se duhet të tregojmë solidaritet brenda Bashkimit Evropian në favor të vendeve në vështirësi siç është Greqia, askush nuk është kundër kësaj", deklaroi ai në një konferencë shtypi.
I pyetur lidhur me mënyrat për t'i ardhur në ndihmë Greqisë ose vendeve të tjera të zonës euro që do të përballen me probleme të rënda buxhetore, Barroso u shpreh se "mjetet konkrete të ndihmës do të bëhen të ditura kur të vijë momenti".
Sot në Athinë, qeveria greke miratoi masa të tjera të rrepta ekonomike për zvogëlimin e deficitit të saj buxhetor, por bëri të ditur gjithashtu se pret "solidaritet nga Evropa përballë krizës financiare që po kalon".