Firmoset marrëveshja 50 mln dollarëshe për Tiranë-Elbasan

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili ka zhvilluar një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe më 15 dhjetor, por që lajmi është bërë i ditur dje nga Ministria e Financave.
Huaja do të shkojë për financimin e rrugës Tiranë-Elbasan, projekt i nisur tashmë. Huaja qe akordohet nga Fondi i Abu Dhabi-t, eshte pjese e një financimi total prej rreth 300 milionë dollarësh për të tre segmentet e autostradës Tiranë-Elbasan dhe do te kontraktohet me termat ne vijim: Shuma e financimit: 183,650,000 AED ose 50 milion USD; Interesi: 4.5 % norme vjetore; Tarifa e menaxhimit 0.5% norme vjetore qe aplikohet mbi shumën e disbursuar dhe të pashlyer të kredisë; Maturimi: 15 vjet duke përfshirë 3 vjet pa pagesë principali.
Drejtori i FADZH, Mohamed Al Suweidi, ka thënë se ky projekt është i rëndësishëm për infrastrukturës, teksa ka diskutuar me ministrin shqiptar për marrëdhëniet midis dy vendeve. “Ky segment i rëndësishëm rrugor do të shërbejë në aktivizimin e lëvizjes mes kryeqytetit shqiptar Tirana dhe qytetit të Elbasanit, një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike shqiptare, dhe kjo në saj të ndërtimit të një rruge me dy korsi nga secila anë, përpos dy tuneleve ç’ka do të shkurtojë kohën e lëvizjes, pakësimin e aksidenteve dhe do të zhvilloje me shumë rritjen ekonomike”, mësohet të ketë thënë ai.
Ndërsa Ministri i Financave vlerësoi nismën e FADZH për të mbështetur dhe forcuar ecjen përpara të ekonomisë shqiptare, duke shtuar se “Qeveria e RSH vlerëson lart përpjekjet e Qeverise së EBA në gatishmërinë e saj për të financuar projektet me rëndësi kombëtare të infrastrukturës rrugore të Shqipërisë, si dhe mbetet e hapur për të vlerësuar se bashku financimin e projekteve te reja ne fusha te tjera prioritare të zhvillimit të vendit”, ka thënë Bode. /S.Ll/Start/
2011-12-20 09:19