Dosjet e ish-të përndjekurve, mbi 16 mijë deri në 2014
19/12/2011 Fondet, 2.3 miliardë lekë në 2013 dhe 2.5 miliardë në 2014 nga buxheti për dëmshpërblimet
Deri në fund të këtij viti pritet që rreth 6 mijë persona ish- të dënuar ose të afërm të tyre të kenë tërhequr këstin e parë të dëmshpërblimit, sipas ligjit. Ndërkaq, në programin buxhetor afatmesëm 2012-2014 jepen edhe detajet për mënyrën se si do të trajtohet kategoria e ish-të përndjekurve. Synimi i qeverisë është të shqyrtojë mbi 16 mijë dosje në tre vitet e ardhshme për ish-të përndjekurit politikë. Vetëm për vitin 2011 janë parashikuar të shqyrtohen 7 mijë dosje, kurse për tre vitet e ardhshme, numri i dosjeve do të jetë i njëjtë nga 3 mijë për çdo vit. Ndërkohë, sa i përket fondeve të vendosura në dispozicion për trajtimin e kësaj kategorie për vitin 2011 kompensimi është në vlerën 1,8 miliardë lekë, në 2012 në buxhet janë parashikuar 2 miliardë lekë. Për vitin 2013, në programin buxhetor afatmesëm parashikohet që për ish-të përndjekurit të shkojnë 2.3 miliardë lekë, ndërkohë që për vitin 2014, rreth 2.5 miliardë lekë. Pritet në vijim që qeveria të ndërhyjë te parashikimet e bëra për fondet e dy viteve të fundit të programit buxhetor. Ajo ka deklaruar qëndrimin e saj konservator, duke filluar me buxhetin 2012.
Dëmshpërblimet
Aktualisht nuk ka përfunduar dhënia e parave të këstit të parë për ata persona, dosjet e të cilëve janë miratuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe më pas në qeveri. Pasi të përfundojë ky proces atëherë do të nisë edhe shpërndarja e këstit të dytë për ata ish-të përndjekur politikë që e kanë marrë më herët këstin e parë. Kjo pasi nga 22 mijë dosje që janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë janë miratuar emrat e vetëm 10 mijë prej tyre, të cilët kanë qenë kryesisht të dënuar me burg. Ndërsa gjysma tjetër kanë mungesa në dokumentacione, pasi kanë qenë të pushkatuar, apo të internuar. Ministria e Drejtësisë është institucioni i vetëm që vlerëson dokumentacionin në dosjet personale dhe çon emrat për miratim në Këshillin e Ministrave. Gjithashtu sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga 10 mijë persona që u janë miratuar emrat, vetëm 5 mijë prej tyre e kanë tërhequr dëmshpërblimin. Kjo pasi nuk arrijnë të plotësojnë dosjen dhe dokumentacionin e duhur pranë sektorit të ndarjes së dëmshpërblimeve pranë Ministrisë së Financave. Sipas të dhënave të këtij dikasteri, plot 1,4 miliardë lekë janë shpërndarë deri në fund të muajit gusht. Fondi që do të akordohet për këtë kategori përfituesish deri në fund të vitit është 1,8 miliardë lekë, me qëllim përfitimin e këstit të parë. Që do të thotë se deri tani rreth 78 për qind e parave të planifikuara kanë shkuar në duart e përfituesve.
Procesi
Sektori i pagesave të dëmshpërblimeve për ish-të dënuarit politikë pranë Ministrisë së Financave pothuajse dy herë në muaj miraton listat me emrat e përfituesve, për të cilët verifikohen të dhënat dhe dokumentacioni i plotësuar, rast pas rasti, nëse është vetë përfitues apo nëse ka trashëgimtarë të tjerë. Shuma e të hollave mund të tërhiqet nga vetë ish-të dënuarit ose në rast se ata nuk jetojnë më, ajo tërhiqet vetëm nga familjarët e tij si bashkëshorti/ja ose fëmijët. Nëse asnjë prej tyre nuk është gjallë, fondet i kthehen buxhetit të shtetit. Depozitat bankare që çelen në emër të ish-të dënuarit politikë bëhen të disponueshme brenda një jave nga çelja e tyre. Përveç ritmit të mirë të shpërndarjes së këstit të parë, ata ish-të dënuar që janë ende gjallë kërkojnë të përfitojnë të gjithë dëmshpërblimin pa këste brenda vitit të ardhshëm. Kjo kërkesë pritet të bëhet realitet, duke marrë parasysh edhe evidencat që dikasteret përkatëse do të nxjerrin për numrin e saktë të personave që do të përfitonin nga ky proces. Instituti i ish-të Përndjekurve Politikë kë bërë me dije se ka nisur puna dhe pritet që të ketë një tjetër ndryshim në ligj me qëllim që këta persona të mos presin edhe 8 vite të tjera për të marrë këstet e mbetura, por ta përfitojnë këtë shumë gjatë kohës që mund të jenë ende gjallë. Shpërndarja do të bëhet sipas kategorive të ish-të përndjekurve, ku më të favorizuar do të jenë të burgosurit mbi moshën 85 vjeç që duke nisur nga viti i ardhshëm të mos marrin më këste, por të gjithë shumën e mbetur. Edhe për ish-të përndjekurit e tjerë është kërkuar një afat më i shkurtër për dëmshpërblimet.
Box 11 radhë
Vendimi i qeverisë për këstet dhe pagesa
Pagesa e kësteve, duke filluar nga kësti i dytë, do të bëhet sipas radhës kronologjike të kryerjes së pagesës së këstit të parë, me përjashtim të ish-të dënuarve politikë, të cilët janë mbi 65 vjeç dhe vuajnë nga sëmundje të rënda. Për këstet e tjera, afati i shpërndarjes fillon një muaj pas përfundimit të pagesës së këstit të mëparshëm për të gjitha subjektet përfituese. Më konkretisht kësti i tretë fillon një muaj pas ndarjes së këstit të dytë për çdo përfitues, kësti i katërt fillon një muaj pas përfundimit të pagesës së këstit të tretë për të gjithë përfituesit e kështu me radhë deri te kësti i tetë. Ky vendim u referohet të dënuarve politikë, të cilët kanë vuajtur dënimin me burgim, izolim në hetuesi ose në spital psikiatrik, nga data 30.11.1944 deri më 1.10.1991, për familjarët e viktimave, të ekzekutuara apo të pushkatuara padrejtësisht, me gjyq ose pa gjyq, për motive politike, nga data 30.11.1944, deri më 1.10.1991, si dhe për të dënuarit politikë, të cilët kanë vuajtur dënimin me internim në kamp me rrethim me
Shpenzimet për ish-të përndjekurit
Viti 2011 2012 2013 2014
Numër dosjesh 7 000 3 000 3 000 3 000
Shpenzimet (Mijëra lekë) 11.765,0 11.780,0 11.930,0 12.150,0