E Shtunë, 31 Tetor 2026

Draghi: Nuk ka shpërbërje të euros

Presidenti i Bankës Qëndore Europiane, Mario Draghi, kundërshtoi “gojët e liga”, duke theksuar se nuk ka asnjë rrezik real për shpërbërjen e monedhës së përbashkët euro.

Në një interviste për “The Times”ai paralajmëroi se viti 2012 do të jetë shumë i vështirë për bankat, por dha garancitë e duhura për shmangien e një kolapsi brenda Eurozonës.

”Dalja nga monedha e përbashkët do t`i krijonte vendit që merr këtë vendim një inflacion tepër të lartë, duke i lënë në një pozitë edhe më të vështirë financiare. Nuk kam dyshime se pavarësisht fuqisë që do të ketë euro në tregjet ndërkombëtare, ai mbetet i pakthyeshëm”, komentoi kryefinanciari europian.

Deklaratat e Draghit ishin të ngjashme me ato të paraardhësit të tij, Jean-Claude Trichet, i cili gjithashtu e konsideroi shpërbërjen e euros si një “absurditet”.
Italiani u emërua si guvernator i Bankës Qëndore Europiane më 1 nëntor 2011.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›