E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Irani, brenda vitit me armë bërthamore

Duke folur gjatë një interviste për “CBS Evening News”, Paneta tha se me shumë mundësi, Iranit do t’i duhet vetëm një vit për të prodhuar një bombë bërthamore.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se shqetësimi i Izraelit është edhe një shqetësim i SHBA-ve. Ndërkohë, Paneta nuk përjashtoi mundësinë e sulmeve ushtarake mbi Iranin. Kur u pyet se a ka një plan për sulm, ai u përgjigj: “Asnjë opsion nuk përjashtohet”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan që Irani të prodhojë një bombë bërthamore. Kjo është vija e kuqe për ne dhe me sa duket edhe për Izraelin”, tha Paneta./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-20 10:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›