E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Tokës, Korpusi i Vullnetarëve aksion sensibilizues në Parkun e Dajtit (FOTO)

parku-kryesoreeee—-Nga Dorina Bilbili—-

Tiranë- Dhjetra aktivistë të organizatës më të madhe mjedisore në vend Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve iu bashkuan sot apelit për mbrojtjen e mjedisit, përmes kontributit të pastrimin të tij në Ditën Ndërkomëbtare të Tokës. Afro 50 vullnetarë të moshave e profesioneve të ndryshme, ndërmorrën një aksion sensibilizues pastrimi në Parkun Kombëtar të Dajtit.

Paçka kushteve të motit të keq, natyra u tregua e mëshirshme duke lejuar punën vullnetare në shërbim të planetit Tokë.

Vullnetarët larguan mbeturinat në një siperfaqe të konsiderueshme të sheshpushimit të parkut prej 32 mijë hektarësh, i cili është një ndër hapësirat publike që veçanërisht në fundjavë bie pre e një ndotjeje alarmante nga vetë vizitorët që pas largimit lënë në park mbeturinat.

Drejtuesi i Parkut, Pal Çoku i bëri thirrje qytetarëve përmes Gazetës IDEA për një ambient sa më të pastër. Kjo mesa kam dijeni është hera e parë që një grup del vullnetar për pastrimin e parkut. I bëj thirrje banorëve që siç marrin ushqimet me vete, më pas të marrin edhe mbeturinat e mos ti hedhin në park,-tha ai.

Dita e Tokës, Korpusi i Vullnetarëve aksion sensibilizues në Parkun e Dajtit

Dita e Tokës, Korpusi i Vullnetarëve aksion sensibilizues në Parkun e Dajtit ◄ Back Next ► Picture 1 of 25

Sipas Çokut në 3 mijë hektarët e vizitueshëm të parkut po punohet, së bashku me bizneset pranë, që të shtohet numri i koshëve të vegjël, pasi siç na tha ai pastrimi me vetëm dy punonjës është i vështirë për tu menaxhuar.

Drejtuesi i Korpusit të Vullnetarëve Mentor Kikia tha se paçka në Shqipëri ka një ligj shumë të mirë për menaxhimin e mbetejve ai nuk zbatohet, ndaj Kikia apeloi për më tepër qytetari karshi natyres.

Në kushtet kur fushata elektorale flet për ulje taksash si premtimi kryesor, është harruar mbrojtja e Tokës nga shkatërrimi që i bëjmë e nga ndotja makabre si element kryesor. Edhe pse në Shqipëri ka një ligj të mirë për menaxhimin e mbetjeve, ai nuk zbatohet nga mungesa e edukatës qytetare. Nëse se mbajmë e se mbrojmë Tokën do të jetë e pabanueshmee dhe pa taksa. I bëjmë apel politikës të përfshijë në programe edhe axhëndën e mjedisit,-tha Kikia.

Aksione të tilla janë tepër të nevojshme për të sensibilizuar qytetarët që të mos sillemi si kolonizator me mjedisin,-tha Osman Stafa, vullnetari më i ri që iu shtua Korpusit të Vullnetarëve në Ditën e Tokës.

Të rinjtë, e jo vetëm duhet të marrin pjesë në aksione të tilla senibilizuese. Sepse Toka është e vetmja mundësi që deri më sot kemi për të jetuar dhe është në rrezik nga vetë dora e njeriut të papërgjegjshëm për dëmin që na kthehet pas nga sjellja jonë,-tha Ili Gërdupi, student.

Lëvizjes së Korpusit Shqiptarë të Vullnetarëve, i është shtuar edhe Zonja e Parë, Odeta Nishani e cila ka shpallur të shtunën e fundit të çdo muaji si ditën e vullnetarizmit, kur secili prej nesh do të kontribuojë kudo qoftë për mbajtjen pastër të hapësirave publike.

Këtë të shtunë vullnetarët e Korpusit lajmëruan se do të nisen drejt një tjetër destinacioni për të përcjellë mesazhin e pastrimit dhe mbrojtjes së mjedisit tonë të përbashkët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›