Shqipëria, e fundit në rajon si destinacion investimesh të huaja. Shkak korrupsioni e kriminaliteti
Shqipëria renditet në vendin e fundit në rajon për klimën e biznesit. Sipas një studimit të kryer nga ana e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Gjermane në 16 vendet e rajonit, Shqipëria ndodhet e fundit për destinacionin e investimeve të huaja.
Ndërmarjet gjermane në Shqipëri perceptojnë se ka një përkeqësim të klimës së biznesit në vendin tuaj. Dhe kjo ka ardhur më tepër si pasoj e imazhit të keq të krijuar për Shqipërinë. 64% e ndërmarrjeve të anketuara mendojnë se situata ekonomike po përkeqësohet gjitmonë e më shumë . Natyrisht për këtë kanë ndikuar edhe efektet e krizës të cilat e prekën më vonë Shqipërinë e megjithatë pavarësisht këtyre ekziston edhe optimizmi se në të ardhmen do ketë një përmirësim të gjendjes ekonomike. Cilat janë detyrat më urgjente.Ato janë zbatimi i ligjeve, zhvillimi i infrastrukturës, furnizimi me energji elektrike, përmirësimi i sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, largimi dhe trajtimi i mbetjeve si dhe investimet në arsimin profesional. Përmirësimi në sektorin e arsimit profesional mundëson vende pune për persona që kanë kualifikim të ulët, të cilët janë urgjentisht të nevojshëm për industrinë prodhuese, ka thënë presidentja e këtij institucioni, Andrea Gebbeken.
Sipas kësaj të fundit, shkak për renditjen e Shqipërisë në vendin e fundit, është korrupsioni dhe kriminaliteti.
Në vlerësimin e kushteve të vendit si destinacion investimesh, kompanitë e pyetura vazhdojnë të shohin nevojën për përmirësim të dukshëm. Rezultatin më të keq e merr faktori Korrupsioni dhe kriminaliteti. 55% e e të anketuarve shprehen se janë shumë të pakënaqur me Luftën ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit. 52% e kompanive të pyetura janë të pakënaqura me Administratën Publike dhe kërkojnë që procedurat në administratën publike të jenë më transparente. 48 % janë të pakënaqur me Parashikueshmërinë e politikave ekonomike tha ajo./b.l