E Diel, 1 Nëntor 2026

Firmoset marreveshja per ndertimin e parkut nentokesor te sheshi Italia

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin me koncesion të parkimit nëntokësor në sheshin “Italia”, e cila sipas kryebashkiakut do t’i japë fund trafikut të rënduar dhe do ulë ndotjen e ambientit. Por më e rëndësishmja theksoi ai është rritja e punësimit, pasi investim i cili kap shifrën e 12-13 milionë euro do të hapë me qindra vende pune.
“Mungesa e parkimit një nga shkaqet kryesorec të trafikut, është shkak i rritjes së parametrave ndotës të ambientit dhe stategjitë janë ndërtimi i parkimeve për lehtësimine trafikut dhe uljen e kostos, që ka të bëjë drejtpërdrejt me konkurueshmërinë. Së dyti kjo vepër është një front i mirëpritur pune që do hapë me qindra vende pune. Është një investim 12-13 milionë euro, që do të tërheqë pas vetes dhe do hapë me mijëra vende pune në qytet”-theskoi Basha.
Gjithashtu kryebashkiaku theksoi se janë në proces finalizimi projektet e Tiranës si, Bulevardi, Lumi i Tiranës , Terminali i ri, por tha ai të gjitha këto do të ishin të kota pa një parkim nëntokësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›