E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qe nga mesi i javes mot tipik pranveror

Vranësirat dhe temperaturat 3 deri në 4 gradë më të ulëta se javën e shkuar këtë fillim jave, sipas Shërbimit Meteoalb pritet që t’ia lënë vendin motit të kthjellët dhe më të ngrohtë. Megjithëse mëngjesin e së martës temperatuarat do të pësojnë një rënie me dy gradë celcius në mesditë vlerat e tyre pritet të pësojnë një ngritje graduale që parashikohet të kulmojë ditën e mërkurë, ku sipas shërbimit Meteoalb termometri në zona të caktuara do të shënojë deri në 22gradë celsius.
Moti i qendrushëm pritet të mbizotërojë në vend deri më datën 20 mars.
Vetëm 10 ditëshin e fundit të muajit shërbimi Meteoalb parashikon rikthim të reshjeve. Marsi sipas metereologëve pritet të mos ketë devijime nga parametrat karakteristikë të muajit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›