E Diel, 1 Nëntor 2026

Bozdo citon raportin e KE Investimet e huaja ne Shqiperi sivjet u rriten me 18.7

Tirane 11 tetor NOA - Investimet e huaja direktene Shqiperi kane shenuar nje rritje prej 18.7 me shume se 6-mujori i pare i vitit 2009.

Keshtu ka bere me dije sot zv/ministri i Ekonomise Eno Bozdo gjate nje konference per shtyp duke theksuar se ky eshte nje nder konkluzionet kryesore pozitive qe permbahen ne raportin e fundit te pergatitur nga Drejtoria e Pergjithshme e Ekonomi-Finances prane Komisionit Europian mbi ekonomine shqiptare.

Raporti merr ne konsiderate zhvillimet e fundit te ekonomise shqiptare treguesit kryesore makro-ekonomike te saj te vendosur ne kontekstin rajonal dhe duke i krahasuar dhe me vendet e tjera te rajonit te cilat jane aspirante per tu bere anetare te Bashkimit Europian. Dhe citon sipas Bozdos faktin se edhe ne tre mujorin e dyte te vitit 2010 ekonomia shqiptare vazhdon te rritet shifer kjo qe eshte konfirmuar edhe nga INSTAT pra nje rritje e ekonomise shqiptare me 3.

Raporti thekson gjithashtu qe ne krahasim me vitin e kaluar ne gjashte mujorin e pare te vitit 2010 te ardhurat fiskale u rriten me 5.7 ndersa ne menyren se si eshte hartuar dhe projektuar buxheti i shtetit eshte planifikuar qe ne fund te vitit deficiti buxhetor te reduktohet ne masen 3.1 beri me dije ai.

Duke shtuar nder te tjera edhe faktin se raporti cileson se inflacioni eshte nen kontroll brenda kufijve te shpallur si target te Bankes se Shqiperise dhe qe monedha vendase vazhdon te jete ne nje kurs stabel kundrejt euros dhe qe ka fituar 9 pike kundrejt monedhes tjeter dollarit amerikan.

Do te thoja gjithashtu se raporti konfirmon nje fakt tjeter shume te rendesishem qe eshte rritja e depozitave bankare e verifikuar ne gjashte mujorin e pare te vitit 2010 kundrejt gjashte mujorit te pare te vitit 2009 me 17 ku vecanerisht depozitat ne valute te huaj dhe ne euro kane njohur nje rritje te jashtezakonshme me afersisht 25 shtoi numri dy i Ekonomise ne vendin tone.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›