Fiset afgane zotohen se do luftojnë militantët
Një gjeneral i lartë i Marinës amerikane në Afganistan tha se liderët e një fisi të madh në provincën Helmand që është bërë strehë e talibanëve, janë zotuar se do të pengojnë sulmet e kryengitësve dhe do t`i dëbojnë luftëtarët e huaj.
Gjenerali i Marinës Riçard Mills, që drejton forcat e koalicionit në jug, tha se marrëveshja është arritur mes kryeplakut lokal në qarkun e Sanginit dhe guvernatorit të Helmandit Gulabudin Mangal, në konsultim me forcat e koalicionit.
Në katër vitet e fundit, më shumë se 100 trupa britanike kanë vdekur në Sangin dhe dhjetëra marinsë kanë humbur jetën që nga zbarkimi i tyre në mesin e tetorit.