Trezeguet kërkohet nga Reali i Madridit
Reali i Madridit është hedhur në sulm për sulmuesin francez të Juventusit David Trezeguet. Objektivi numër një për madrilenët është argjentinasi Hernan Crespo por në qoftë se marrëveshja për të sjellë ish sulmuesin e Chelseat në Madrid dështon atëherë kampionët e Spanjës do të provojnë alternativën numër dy që është bomberi bardhezi. Në shtëpinë e Realit po mendojnë prej kohësh për të zëvendësuar të dëmtuarin Rud Van Niatelrooy për të cilin sezoni tashmë ka përfunduar pas operimit në gju dhe teknikut Schuster i duhet një sulmues. Me Tevezin që është i paarritshëm vëmendja e galaktikëve është përqëndruar te argjentinasi Crespo i cili gjithmonë e më shumë duket larg Interit të Mourinhos. Madrilenët do të provojnë të mbyllin marrëveshjen me menaxherin e argjentinasit por me propozimin për huazim në gjashtë muajt e ardhshëm.Dhe nëse Crespo nuk pranon Presidenti i Realit Ramon Calderon do ti bëjë ofertë konkrete Juventusit për Trezeguet. Juventusi nuk ka ndërmend ta shesi francezin por përpara një oferte prej 20 milionë eurosh dhe me dy pyka si Amauri dhe Iaquinta Ranieri mund të vendosi të lejojë largimin e ish sulmuesit të kombëtares franceze për të arritur më pas te mesfushori brazilian i Verderit Diego. Kjo marrëveshje mund ti interesojë edhe bardhezinjve duke parë edhe moshën e madhe të francezit dhe dëmtimet e shumta që po e ndjekin kohët e fundit.