Gjimnazi Sami Frashëri pezullon mësimin
Gjimnazi Sami Frashëri ka pezulluar mësimin pa një afat të caktuar. Rrëzimi i suvasë së tavanit në një prej klasave të kësaj shkolle, ka bërë që procesi edukativ të ndërptitet, pasi krerët konsiderojnë të rrezikshëm praninë e nxënësve në godinë. Sipas drejtorit Jovan Kristiqi, fatmirësisht shembja ka kursyer jetën e nxënësve, por parametrat e ndërtimit të kësaj shkolle, nuk garantojnë siguri për vijueshmërinë e mësimit.Shembja e tavanit në gjimnazin sami frashëri, përpara dy ditësh, fill pas përfundimit të orarit mësimor, shënon rastin e dytë në këtë shkollë. Rrëzimi I mëparshëm I suvasë ka ndodhur në vitin 2004, atëherë kur godina sapo ishte rikonstruktuar, por asnjë masë nuk u ndërmor. Neglizhenca e supervizorit, por edhe autoriteteve kompetente vazhdon t'ju qenrdojë si rrezik mbi kokë nxënësve të shkollës.Godinat e institucioneve arsimore në vend, e sidomos emra të rëndësishëm në këtë fushë, si fakulteti i juridikut, tashmë edhe Sami Frashëri, nuk përmbushin as parametrat më minimal të ndërtimit, siç është çështja e sigurisë. Kjo e metë madhore, u është faturuar të rinjve, me mohimin e të drejtësi për arsimin dhe edukim.