Fishta: “Vota për LSI-në garanton pronën, kapitalin dhe shtetin ligjor”
Flet kandidati i LSI-së për qarkun e Shkodrës, Seit Fishta
Në një intervistë për gazetën “Albania”, kandidati i LSI-së për Shkodrën, Seit Fishta, ka treguar prioritetet e tij dhe të forcës që përfaqëson për rigjenerimin ekonomik dhe ligjor të vendit. Fishta është fokusuar qartësisht duke zbatuar objektivat konkrete që ai vetë dhe LSI-ja kanë për çështje si prona, kapitali dhe shteti ligjor
Zoti Fishta, ju jeni kandidat i LSI-së në qarkun e Shkodrës, si e gjykoni rezultatin dhe premisat e kësaj force politike vetëm dy ditë para hapjes zyrtare të votimeve?
Nuk mundem të jem veçse optimist. Jemi e vetmja forcë politike që kemi shfaqur shenja normaliteti dhe minimalisht kemi një program. Pra nuk jemi prezantuar përpara elektoratit vetëm me fletushka fjalimesh dhe me besnikë politikë të radhës. Nga ky këndvështrim mendoj se jemi e vetmja forcë që jemi prezantuar denjësisht dhe në respekt të inteligjencës së shkodranëve dhe gjithë Shqipërisë. Më lejoni t’ju sqaroj se LSI-ja, si forcë politike, por edhe unë si kandidat i saj, kemi tri pika kryesore në themel të asaj që premtojmë se do të kryejmë. Janë reformat që ne premtojmë në sistemin pronësor, reformat për qarkullimin e kapitalit dhe forcimin e tregjeve e biznesit, reforma institucionale që premton një shtet me autoritet dhe që ngjall besimin, që sjell paqen e individëve. Natyrisht që kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka merita të spikatura në reformën institucionale dhe formimin e shtetit, pasi në thelb ringritja dhe konsolidimi i shtetit shqiptar erdhi në dyvjeçarin kur Meta drejtoi vendin. Tashmë, natyrisht jemi në një tjetër mjedis politik dhe shoqëror falë këtyre ndërhyrjeve energjike. Por reformat institucionale nuk kanë marrë fund, madje më lejoni t’ju them se shteti është në ditët e veta më të zeza. Autokracia dhe zhdukja e praktikës procedurale, e cila garanton respektimin e të drejtave, janë bërë demode. Në thelb skandalet e famshme të kësaj qeverie tregojnë vetëm një gjë: Ligjet dhe tregu deformohen dhe strukturohen në varësi të direktivave politike që vijnë nga kryetari i partisë dhe qeverisë. Pra shteti punon së prapthi. Në këtë aspekt LSI-ja premton se do të garantojë sistemin procedural dhe se do të rivendosë autoritetin e shtetit dhe respektimit të institucioneve përpos objektivave të tjera që ne kemi për reformën dhe garantimin e pronës, si dhe për frymëmarrjen që do t’i japim kapitalit.
Zoti Fishta, meqenëse përmendët pronën si një ndër prioritetet e LSI-së në reformat që ajo ka premtuar, mund të na thoni konkretisht se ku konsiston plani juaj për garantimin e drejtë të pronës?
Ka shumë zona ilegale në periferi të qyteteve, në zona rurale dhe turistike. Këto zona krijojnë një stok pronash të qytetarëve pa mbrojtje ligjore dhe që operojnë në tregun informal. Deri sot nuk është realizuar një strategji e integruar e zgjidhjes së problemit të pronësisë, pavarësisht nga përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve të veçanta të vendit apo atyre ndërkombëtare. Eksperienca aktuale ka identifikuar shumë probleme me praktikën e planifikimit urban. Planifikimi që është zbatuar deri sot e trajton qytetin si një sistem amorf, pa marrë parasysh kërkesën për përdorimin e tokës në mënyrë komplekse, duke vështirësuar zbatimin në terren; rregullat dhe përgjegjësitë e institucioneve përkatëse nuk janë përcaktuar qartë; politikat, strategjitë dhe objektivat nuk janë përcaktuar qartë se çfarë duhet bërë në të ardhmen. Objektivi i përgjithshëm i LSI-së është nxitja e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm përmes zhvillimit të tregjeve të tokës dhe pronës, forcimit të kapaciteteve dhe burimeve të pushteteve vendore dhe përmirësimit të infrastrukturës dhe produktivitetit urban nëpërmjet, sqarimit të të drejtave të pronësisë, përmirësimit të standardeve të shërbimit të institucioneve të regjistrimit të tokës; nxitjes se transparencës dhe përgjegjshmërisë, forcimi i kapaciteteve institucionale të pushteteve vendore për një menaxhim më të mirë urban; dhe përmirësimit të shërbimeve bashkiake urbane. Këto objektiva do të arrihen përmes përfundimit të regjistrimit të të drejtave të pronës në zonat rurale dhe urbane, duke përfshirë regjistrimin e të drejtave të pronës në zonat informale dhe zgjidhjen e problemit të kthimit dhe kompensimit të pronave, duke përfshirë zonat bregdetare përmirësimit të shërbimit të sistemit të Agjencisë së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ngritjes së kapaciteteve të pushteteve duke përfshirë hartimin e planeve të përdorimit të tokës urbane, futjen e procedurave transparente administrative, futjen e taksës së pronësisë dhe mbështetjes së zhvillimit të infrastrukturës publike kritike.
Në lidhje me biznesin...?
Më lejoni të ndalem pak në këtë pikë. Jo vetëm pse ushtroj prej vitesh aktivitet privat, por mbi të gjitha sepse e konsideroj kapitalin dhe iniciativën private si motorin e vërtetë të progresit shoqëror, mendoj se në këtë fushë duhen ndërhyrje praktike, të mençura dhe energjike. Fatmirësisht forca që unë përfaqësoj, pra LSI-ja, ka një plan absolutisht efikas veprimi për rivitalizimin e mjedisit të biznesit. Paraprakisht më lejoni t’ju them se përse në Shqipëri, prej 60 vitesh dhe jo vetëm prej 20 vitesh, biznesi çalon. Mendoj se një fenomen i tillë ka ndodhur pasi biznesi më fitimprurës dhe më i privilegjuar në këtë vend ka qenë politika. Pra ka qenë për vite me radhë kapitali në funksion të politikës, dhe jo politika dhe politikat në funksion të kapitalit. Vetëm kjo marrëdhënie do të mjaftonte për të konkluduar se në Shqipëri metodat komuniste të trajtimit të kapitalit thjesht dhe vetëm “kanë ndërruar qimen”, pasi zakoni ka ngelur i njëjti. Bëj pjesë tek ata që nuk ka kurrfarë dyshimi se paralizimi i kapitalit dhe i tregjeve në këtë vend nuk ka lidhje me pamundësitë e kapitalit, por me paaftësinë dhe mentalitetin bizantin të politikës. Çdo njeri normal e di se epoka ku po jetojmë quhet epoka e “ekonomisë së tregut”, pra është tregu boshti ku duhet të rrotullohen faktorët e tjerë, pasi tregu që funksionon sjell mirëqenien dhe paqen shoqërore. Po çfarë ka bërë politika në këto vite? Detyra e politikës ka qenë që të hartojë ligje dhe dispozita të marrë masa ndërhyrëse që të garantonin barazinë dhe të drejtat shoqërore dhe t’i sanksiononte ato. Këto ligje më pas do të garantonin tregun dhe kapitalin. Kjo ishte detyra e politikës në parim, pasi në praktikë të gjithë e kemi parë se në fakt njerëzit që kanë disponuar kapitalin janë trajtuar si derivate të tekave politike. Unë nuk mendoj se për t’i dhënë hov kapitalit na kanë munguar shembujt, kapacitetet apo fati. Jo. Thjesht lidershipit politik i ka munguar leverdia personale për ta bërë një gjë të tillë. Pasi ekspansioni i kapitalit do të risillte jo vetëm qarkullimin e të mirave materiale, por edhe të elitave, pra njerëzve me intelekt dhe zotësi që do të duheshin të menaxhonin këto të mira. Por natyrisht që një funksionim i tillë do të sillte një garë dhe sistem vlerash e, natyrisht, një sistem vlerash nuk e pranon “kasta”, pra politika, pasi cenohet domeni i saj, ose “këneta politike” që prej vitesh imponon ligjësitë e saj të padrejta vetëm e vetëm për të mbajtur “kënetën” për sa më shumë të jetë e mundur pa u tharë fare. Në këtë kontekst dua të them se nuk kërkon ndonjë shkencë të madhe apo premtime boshe pa fund, kthimi i timonit me sy drejt kapitalit. Pavarësisht fuqisë virtuale që mundohen të krijojnë dy partitë e vetëquajtura të mëdha, ato nuk mund të ndalin projektin tonë logjik dhe racional. Sepse për shkak të influencës në këto vite, PD-ja dhe PS-ja mund të krijojnë realitete virtuale, duke u përpjekur të mbajnë në hije planin tonë për veprim, megjithatë kaq është maksimumi që ato mund të bëjnë. Sepse racionalizmi dhe dituria është pronë e jona dhe këtë gjë ata nuk e zhbëjnë dot, ndërsa shqiptarët sot kanë më shumë se kurrë domosdoshmëri për të pasur një lidership dhe qeveri që të çojë vendin në drejtimin e duhur dhe të sjellë rendin e duhur të gjërave në fuqi.
Le të ndalemi pak në këtë pikë. Dy partitë e mëdha duket sikur nuk shohin askënd tjetër në fushëbetejë përveç njëri-tjetrit. Mendoni se do jetë një sfidë e vështirë kjo për LSI-në, sidomos në kushtet kur Shkodra njihet ndryshe edhe si bastion i Partisë Demokratike?
Ndryshe nga ju unë mendoj se Shkodra është bastion i njerëzve racionalë dhe ambiciozë. Për rrjedhojë, deduksioni im është se forca që paraqet planin më racional dhe ambicioz do të jetë ajo fituesja. Në këtë kontekst besimi im mbi suksesin e LSI-së është i padiskutueshëm. Nuk i referohem vetëm faktit se dy partitë e mëdha kanë ardhur e kanë deklaruar dhe kanë premtuar në hava pa projekte konkrete, por më së pari i referohem faktit se Lëvizja Socialiste për Integrim ka realizuar një fushatë shumë precize duke prezantuar planin e saj sipas grupeve të interesit. Natyrisht që unë nuk mund të fshij sikur nuk ekziston njëfarë baze dhe tradite që ka krijuar në këto vite Partia Socialiste dhe ajo Demokratike. Megjithatë, unë në çdo minutë dhe në çdo sekondë të takimeve të mia kam kuptuar se përtej rrathëve tradicionalë të militantëve, qytetarët dhe fermerët e Shkodrës preferojnë mbi të gjitha opsionin më pranë tyre, preferojnë racionalitetin dhe praktiken. Ky është dhe themeli i besimit që unë kam për suksesin në qarkun e Shkodrës. Unë përditë shoh se e ashtuquajtura bazë bastioni e Partisë Demokratike sot vuan kur shikon një qeveri të përçudnuar, që interesat e bastioneve të saj dhe të të gjithë Shqipërisë i ka vënë në funksion të një familjeje biologjike dhe të një rrethi vicioz bashkëpunëtorësh pranë kryeministrit. Lidhur me Partinë Socialiste mund të them se teknologjia e komandimit dhe rekrutimit me sy mbyllur apo mungesa e dukshme e demokracisë dhe përjashtimi i të gjithë atyre që mendojnë ndryshe e ka nxirë deri diku opsionin socialist. Më lejoni t’ju përmend se PS-ja në Shkodër ka humbur disa nga njerëzit e saj simbol si Mimoza Afizi, Namik Kopliku apo Teuta Zaja. Këto janë vetëm tre shembuj nga shumë të tjerë që tregojnë se në thelb Partia Socialiste i përket një filozofie që për çudi është thuajse e ndaluar në Europë dhe Perëndim, ku PS-ja thotë se do t’i integrojë shqiptarët. Në këto rrethana nuk mundem veçse të besoj se LSI-ja do të jetë një forcë domethënëse përcaktuese, një garant i padiskutueshme, sidomos në mbrojtje të kapitalit dhe vlerave demokratike dhe gjithëpërfshirëse në politikë.
27 Qershor 2009