E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitch paralajmeron ekonomine amerikane

Rritja e borxhit në SHBA mund të sjellë humbjen e nivelit tre “A” të aftësisë për ta paguar atë. Tre agjencitë ndërkombëtare të ratingut, Fitch, Moody’s dhe S&P, flasin për nevojën që ka ekonomia e parë e botës për të shqyrtuar sa më parë masat për të stabilizuar borxhin të paktën në nivelin 90% të PBB të vendit brenda një pesë vjecari.
Borxhi federal do të vijojë të rritet nëse nuk do të kryhen refroma në sistemin fiskal të cilat duhet të shkojnë në koherencë me ecurinë demografike të SHBA-së, thuhet në raportin e agjencisë Fitch. Vetëm një muaj më parë kjo agjenci ndryshoi opinionin mbi SHBA-në duke e ulur klasifikimin nga stabël në negativ. Një vendim ky i marrë pas dështimit të Kongresit për të gjetur një marrëveshje mbi reduktimin e deficitit me të paktën 1,2 mld dollarë. Sipas analistëve të Fitch Ratings, nëse nuk prezantohet një plan konkret për reduktimin e shpenzimeve, gjykimi mbi aftësitë paguese të borxhit qeveritarë amerikan do të ulët deri në fund të 2013-ës.
Në muajt e fundit ekonomia amerikane është vënë nën shënjestër edhe të dy agjencive të tjera si S&P dhe Moody’s, të cilat kanë ulur vlerësimin në “AA+” nga tre “A”, të shqetësuara mbi ecurinë e borxhit. Zhvlerësimi i aftësive kredituese të borxhit amerikan, i cili gjatë këtij viti arriti rekordin, bëri që për herë të parë në historinë e saj Amerika të humbë nivelin tre “A”, që është edhe niveli maksimal për vlerësimin e një ekonomie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›