Meta Perjashtimi i Islamit precedent negativ dhe i papranueshem
Kryetari i LSI Ilir Meta i ka cilësuar si tepër pozitive disa nga zhvillimet e fundit politike në vend. Gjatë takimit me forumin e gruas dhe strukturat e LSI në Elbasan me rastin e festave të fund vitit, Meta u shpreh se zhvillime pozitive kohët e fundit konsiderohen zgjedhja e kryetarit të kontrollit të lartë të shtetit apo dhe zgjedhja e avokatit të popullit në respekt të kushtetutës
I pyetur për deputetit Kastriot Islami , kreu i LSI u shpreh se ai është një rast, një precedent negativ dhe i pa pranueshëm për standartet demokraike shqiptare dhe një fenomen i panjohur për PS-në në të kaluarën. Meta ka vlerësuar lart figurën e Islamit që nga themelimi i PSsë dhe si një njeri me profil të lartë politik. I pyetur nëse LSI do të jetë e hapur për të afruar z Islamin në grupin e saj, Meta tha se LSI bazohet në vullnetin dhe dëshirat e cdo individi dhe se është forcë e hapur politike për gjithkënd që është në harmoni me programin statusin dhe qëëndrimet parimore të saj.
Ndërsa lidhur me presidentin e republikës Meta tha se për LSI ai do të diskutohet në kohën e duhur dhe se aipersonalisht nuk do të jetë pjesë e spekullimeve politike, por se LSI po punon për zgjidhjen e kësaj dileme.
Duke u ndalur në bilancin e LSI për këtë vit, Meta tha se ky ishte një vit mjaft i suksesshëm me arritje spektakolare dhe me mbi 40 mijë vota më shumë, arritje që premtojnë për zgjedhjet e ardhshme.