E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, plagoset gjatë punës një 43-vjecar

BERAT- Një 43-vjecar ka mbetur i plagosur gjatë punimeve për rikonstruksionin e linjës së re të demontimit në Polican. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme kur Agron Periku ka rënë nga skela teksa po suvantonte murin në repartin C të demontimit.

Për pasojë 43-vjecari ka pësuar plagë në trup por pa rrezik për jetën.
Menjëherë më pas shokët e tij i kanë ardhur në ndihmë duke e dërguar dhe në spitalin rajonal të Beratit.

Mësohet se aktualisht punëtori i kombinatit mekanik është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë rënia e punëtorit ka qenë aksidentale.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›