Mirditë, mbyllet shkolla fëmijët mbeten analfabetë
MIRDITE- Mbyllja e disa shkollave 9 vjecare në fshatrat e zonës së Mirëditës si shkak i reformave të Ministrisë së Arsimit po krijon përditë e më shumë kontigjentin e fëmijëve analfabetë. Problemi mbetet e mprehtë sidomos në fshatrat e zonës së thellë të Fanit. Fëmijët e fshatit Xhuxhë në vend të cantave me libra, prej një viti janë kthyer në barinj të bagëtive.
“Nuk shkojmë në shkollë sepse këtu shkolla është mbyllur. Unë kam shumë dëshirë të shkoj në shkollë por nuk kemi cfarë të bëjmë.” shprehen fëmijët.
Të vegjelit thonë se do të bënin cdo sakrificë që të shkolloheshin por paradoksi lidhet me faktin se në këtë fshat, ku jetojnë mbi 30 familje, është ndërtuar që në vitin 2003 një shkollë përmes një fondacioni austriak por që tashmë nuk ka brenda zhurmat e fëmijëve por heshtjen.
Mos funksionimi i shkollë mbetet i paqartë ndërsa thuhet se shkak është mungesa e mesuesve dhe reformat në arsim.
(e.n/News24/BalkanWeb)