Fiter Bajrami, besimtaret nisin festimet

Kjo feste teper e rendesishme kulmon 30 ditet e muajit te Ramazanit dhe diteve te agjerimit ne shenje perkushtimi ndaj besimit te Zoti.
Me kete rast besimtaret myslimane qe ne oret e para te mengjesit u jane drejtuar xhamive ne te gjithe vendin dhe kane uruar njeri-tjetrin per kete feste per dite me te mira, dhe te begata.
Festime ne shume vende te botes
Në shumë vende myslimane, besimtarët festojnë sot fundin e muajit ta Ramazanit. Zyrtarët fetarë në Arabinë Saudite thonë se të hënën u mbyllën agjërimet dhe e marta është dita kur fillon festa e Fitër Bajramit.
Njoftime të ngjashme u dhanë në Liban, Libi e Jordani bën të ditur AFP. Përllogaritjet e tyre bëhen në bazë të kalendarit hënor.
Për të njëjtën arsye në Egjipt përshembull festa e Bajramit do të nisë të mërkurën.
Kështu që në shumë vende, besimtarët janë ngritur herët këtë mëngjes dhe pas faljes kanë ngrënë një vakt, një akt simbolik ky për t’u kujtuar se Ramazani mbaroi.
Në vendet myslimane kjo festë zgjat tre ditë. Dhe vetë kuptimi i fjalës Eid Al Fitër do të thotë festim i fundit të Ramazanit.
Për të gjithë besimtarët në botë këto janë ditë që duhen festuar me familjen dhe të afërmit në harmoni.