E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndizet debati për heronjtë e Vigut

Vendimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës për heqjen e monumentit të “Pesë heronjve” të Vigut nga qendra e qytetit dhe vendosja e tyre për te Varrezat e Dëshmorëve ka ngjallur jo pak debate mes të djathtëve dhe të majtëve, veteranëve të luftës dhe ish-të përndjekurve politikë.

Pas deklaratës së veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare, të cilët u shprehën kundër heqjes së monumentit të heronjve të Vigut nga qendra e qytetit, nëpërmjet një deklarate për mediat kanë qenë ish-të përndjekurit politikë, ata që e kanë vlerësuar si të drejtë spostimin e monumentit nga qendra e qytetit te Varrezat e Dëshmorëve.

Sipas shoqatës së ish-të përndjekurve politikë, vendimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës ishte i drejtë, pasi ai monument duhet vendosur te Varrezat e Dëshmorëve, aty ku qëndrojnë të gjithë dëshmorët e tjerë.

Duke bërë krahasim me ata që u vranë nga diktatura komuniste, ish-të përndjekurit politikë janë shprehur se janë me qindra djem e vajza të vrarë nga diktatura komuniste, të cilëve ende nuk u janë gjetur varret dhe për ta nuk ka asnjë memorial.

Në lidhje me debatet e krijuara për heqjen e monumentit të “Pesë Heronjve” të Vigut, në një komunikim me mediat, Këshilli Bashkiak i Shkodrës është shprehur se vendimi për heqjen e memorialit nga qendra e qytetit nuk është i tyre, por i qeverisë së Fatos Nanos.

Këshilli Bashkiak sqaron se në mbledhjen KRRTRSH-së të zhvilluar në Pogradec, në vitin 2005, janë miratuar nga mastreplanet për qendrat e disa qyteteve të Shqipërisë dhe për Shkodrën ky masterplan parashikon zhvendosjen e monumentit të heronjve të Vigut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›