Studentët pa auditore, mësimi në tre turne
Autori i Lajmit: red.
Këtë vit kuotat në rritje do të sjellin dhe problemin e auditorëve dhe kthimin e mësimit me dy apo tre turne. Ndërkohë që janë miratuar rreth 20.000 vende për studentët e rinj për vitin akademik 2008-2009 nuk është menduar seriozisht se ku do të ulen këta studentë për të ndjekur leksionet. Ndërkohë që është zgjidhur problemi e pedagogëve ka mbetur ai i hapësirave. Sipas rektoratit, këtë vit do punojnë si pedagog edhe rreth 150 akademikë të rinj për të plotësuar stafin. Nga ana tjetër gjatë një vëzhgimi që gazeta “Ballkan” ka bërë fakultetet përballen me faktin që kuotat në rritje kanë ngritur edhe mungesën e auditorëve për të përballuar fluksin e studentëve që do të ulen në karriget e fakulteteve këtë tetor. “Ne jemi në negociata për të zgjidhur problemin e ambienteve ku studentët do të marrin leksionet. Sidomos Juridiku dhe Shkencat Sociale janë më problematike këtë vit, pasi nuk janë të ndara. Por fakultetet nuk janë pronë e askujt ndaj do të përdoren nga të gjithë studentët. Oraret dhe godinat do të kombinohen sipas mundësive dhe afërsive për t i shfrytëzuar në dhënien e leksioneve”, - ka deklaruar rektori Kule në një konferencë para pak kohe. Edhe për sa i përket mësimit me dy turne, nga ana e rektorit është thënë se orari për mësim në fakultete duhet shfrytëzuar duke nisur që nga ora 8:00 deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Politekniku, Ekonomiku apo Shkenact Soaciale kanë qenë më problematike për sa i përket mungesës së auditoreve. Burime nga Universiteti i Politeknikut thanë se fluksi i studentëve do të përballohet duke shfrytëzuar ambiente me qira ose bodrumin e universitetit. Ndërkohë po ndërtohet edhe një kampus universitar tek Politekniku, por që nuk do të jetë gati për këtë vit akademik.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2008