England: Shqipëria të vazhdojë reformat

Numri dy i Pentagonit, Gordon England u prit nga kryeministri i vendit, Sali Berisha në vazhdën e takimeve të tij në Shqipëri.
"Përgëzoj reformat që keni ndërmarrë, të cilat duhet t'i vazhdoni duke respektuar pavarësinë e institucioneve. Jam i kenaqur që jam në Shqipëri, vetëm një javë pas firmosjes së protokollit të anëtarësimit nga Senati Amerikan", u shpreh England.
Nga ana e tij, kryeministri vlerësoi se vizita e zyrtarit amerikan, vjen në një moment të shkelqyer për Shqipërinë, ndërsa në qendër të takimit mes tyre ishin reformat, si dhe problemi i municioneve të vjetra.