Topi: Pavarësia e institucioneve, thelbësore

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, deklaron se pavarësia institucioneve është thelbësore në mbarëvajtjen e një shteti.
Kreu i shtetit e dha këtë prononcim pas ceremonisë së dekorimit të numrit dy të Pentagonit, Gordon England, i cili ndodhet për vizitë në vendin tonë.
Nga ana e tij, zevendëssekretari amerikan i Mbrojtjes, England, deklaroi se "institucionet e pavarura janë garanci për zhvillimin e demokracisë.
"Duhet një angazhim i plotë për vazhdimin e reformave institucionale", u shpreh England.