Përfundojnë ndeshjet e javës së 14-të në Superligë
Tiranë (Start) - Përfundojnë ndeshjet e javës së 14-të të Superligës shqiptare. Dinamo shkatërron Besën në stadiumin “Selman Stermasi” me rezultatin 4-2. Kjo fitore i sigoron e vetme vendin e katërt skuadrës kampione.
Teuta “heq qafesh” Shkumbinin e Peqinit me rezultatin e pastër 2-0. Djemtë e detit ndodhen aktualisht në vendin e dytë, me golavorazh më të mirë se Tirana, e cila do të luajë nesër me Partizanin.
Flamurtari merr një fitore të pastër me modestët e Lushnjes, me rezultatin 2-0. Kjo fitore i ngjit vlonjatët në vendin e 7-të me 20 pikë, po aq sa ka edhe Shkumbini i vendit të 6-të.
Bylisi i heq fitoren nga duart skuadrës së Elbasanit vetëm në minutat shtesë të takimit, pasi verdheblutë udhëhiqnin me një gol të kapitenit Ahmataj. Nëse Elbasani do të arrinte fitoren në këtë takim do të rregullonte ndjeshëm pozitat në tabelë.
Rezultatet e ditës së sotme dhe renditjen e ekipeve, do t’i gjeni me një klikim në logon e Super Ligës në Homepage.