Benzema mendon për rikthimin në Lion
Real Madrid
Sulmuesi Karim Benzema i Realit të Madridit këmbëngul se ai është i gatshëm të përballet me ish-skuadrën e tij, Lionin në Champions League dhe shtoi se, nëse do të jetë titullar, do të japë më të mirën. Benzema ka pranuar se e vuan ende disi dëmtimin në kofshë, por ka deklaruar se është i përqendruar për një rikthim të mirë në Francë. “Unë jam gati për të luajtur, nuk e di nëse do të jem titullar, sepse ai që vendos është trajneri. Gjithsesi jam gati të jap maksimumin tim. është një ndeshje e fortë. Jam i lumtur që do të rikthehem në Lion dhe mendoj se do të më presim mirë”.
#