E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Milani, barazon Interi

Milani ka shënuar fitore me rezultat 4-1 në takim ndaj Parmës në San Siro, ndërsa Interi nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë nga udhëtimi i vështirë në Bergamo te Atalanta.

Kuqezinjtë e dominuan takimin e zhvilluar para tifozëve të vet, me Antonio Nocerinon që realizoi dy herë brenda dy minutave (30’ dhe 32’) për MIlanin.

Zlatan Ibrahimovic në pjesën e dytë shënoi për 3-0, para se Giovinco të zvogëlojë rezultatin në 3-1. Se kjo ishte nata e Nocerinos e vërtetoi goli përfundimtar për 4-1 (90’) të cilin e realizoi mesfushori për të kompletuar hettrikun.

Nga ana tjetër Wesley Sneijder (32’) me një goditje nga distanca arriti të zhbllokojë rezultatin në Bergamo për 1-0 që ishte dhe epërsia e parë dhe e vetme e Interit në këtë takim. Kjo pasi German Denis shënoi me kokë për 1-1 në fund të pjesës së parë, rezultat që mbeti deri në fund të sfidës. Në fund Luca Castellazi i Interit ndali një penalti të vendasve për të shpëtuar një pikë për ekipin e tij.

Napoli me golat e Ezequiel Lavezzit (20’) dhe Christian Maggios (44’) kompletoi fitoren prej 2-0 ndaj Udineses në San Paulo, ndërsa Roma nga ana tjetër pësoi humbje në Marrasi te Genoa.

Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e pestë me 14 pikë, kjo pasi Lazio barazoi me Catanian dhe mori një pikë sa për ta ruajtur pozitën e tretë me 15 pikë, një më pak se lideri Juventus. Interi mbetet në vendin e 16-të me vetëm tetë pikë pas tetë ndeshjeve, kurse të shtunën e pret liderin Juventus në Meazza.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›