Kombëtarja në Azerbajxhan, Han mbush 60 vjeçTakimi miqësor Azerbajxhan-Shqipëri (19 nentor, ora 17:00) do të transmetohet si nga televizoni publik shqiptar, TVSH, ashtu dhe nga paketa "Supersport"

Kombëtarja e Shqipërisë, pas ndaleses ne aeroportin e Stambollit mbërriti në Baku të Azerbajxhanit, në kuadër të miqësores së 19 nëntorit. Vetëm dhjetë lojtarë janë aktualisht në dispozicion të trajnerit Han, ndërsa pjesa tjetër do të mbërrijë të hënën, kur është parashikuar edhe seanca e parë stërvitore. Sot, trajneri holandezi Ari Han mbushi 60 vjeç. Takimi miqësor Azerbajxhan-Shqipëri (ora 17:00) do të transmetohet si nga televizoni publik shqiptar, TVSH, ashtu dhe nga paketa "Supersport". Kjo është miqësorja e katërt kundër Azerbajxhanit, në tre të parat Shqipëria ka fituar dy në Tiranë dhe një në La Valeta të Maltës.
E Diele, 16 Nentor 2008