E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Sunderlandi i Canës

Sunderland ka vazhduar me rezultate pozitive. Ekipi i Lorik Canës ia doli ta mposhte edhe Liverpoolin, me rezultat minimal 1:0.

Mesfushori shqiptar ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e tetë, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kundërshtarit.

Golin e fitores për Macet e Zeza e realizoi, kush tjetër, pos sulmuesit në formë Darren Bent. Ky trepikësh ia mundëson Sunderlandit pozitën e shtatë në Premierligë, me 16 pikë të tubuara, përpara Liverpool, që tash është i teti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›